By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Opozita, protestë para bashkisë së Tiranës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Opozita, protestë para bashkisë së Tiranës
Shqipëri

Opozita, protestë para bashkisë së Tiranës

admin
Last updated: 11/10/2024 14:42
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Përpara bashkisë së Tiranës u zhvillua sot protesta e radhës e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike si dhe Partisë së Lirisë, me kërkesën për dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi duke folur në protestë deklaroi se, opozita nuk do të tërhiqet.

Ai theksoi se, opozita do të përballet me çdo çmim, edhe me jetën, deri sa të vendoset drejtësia. “Ta harrojë ky regjim se do të na zmbrapsë, sepse ne jemi gati të përballemi me çdo çmim, edhe me jetën tonë, deri sa të vendoset drejtësia për këto krime dhe këtë hajdutëri të pashembullt në Europë”, u shpreh ai.

Ndërsa këshilltarja bashkiake e PD, Ilda Zhulali në fjalën e saj në protestën e organizuar sot u shpreh se, në mbledhjen e fundit të bashkisë së Tiranës, këshilltarët socialistë vendosën që familjet në nevojë të merrnin si ndihmë sociale vetëm 30 mijë lekë të vjetra.

“30 mijë lekë të vjetra iu japin ndihmë sociale 248 familjeve në Tiranë, ndërsa Zoto e Mërtiri e kanë çmimin 2.4 milion euro në muaj, e ndaj ne jemi sot këtu sepse jemi kundër këtij poshtërimi që i bëhet çdo qytetari te Tiranës”, u shpreh Zhulali.

Këshilltarja bashkiake e PL, Silva Caka në fjalën e saj në protestë foli për pronën ku ishte ndërtuar Teatri Kombëtar.

Ajo tha se, “në momentin kur u zhvat prona ku ishte ndërtuar Teatri Kombëtar, por edhe shumë prona të tjera publike, gjithë paritë e opozitës, si Partia e Lirisë edhe Partia Demokratike e kanë ngritur zërin në çdo konferencë për shtyp, në çdo denoncim që kanë bërë për zhvatjen e pronës private. Pra synimi i qartë për të zhvatur çdo pronë publike nuk do ta shpëtonte pronën private”.

Shefi i organizimit të PD Klevis Balliu dhe koordinatori rajonal për Tiranën në fjalën e tij në protestë u shpreh se protesta e 7 tetorit do të përshkallëzohet.

“Ata që na ishin mërzitur se qenka prishur fasada e partisë së krimit, turpi nuk është i joni pse është prishur ajo fasadë, por pse nuk është prishur më përpara”, shtoi Balliu.

“Kemi disa ditë që protestojmë këtu, por që të gjithë jemi mbledhur këtu, përfshirë dhe ata që në datën 7 ne i kishim përballë, jo vetëm në terren por dhe në studio, me një frikë, se mos vazhdon apo nuk vazhdon data 7. Data 7 do vazhdojë. Data 7 do përshkallëzohet, përderisa ju nuk dëgjoni zërin e qytetarëve”, tha ai.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article KLP, projektraport të ri për vlerësimin etik e profesional të 3 prokurorëve
Next Article Xhixho: Qeveria kërkon të vendosë nën kontroll kërkimin shkencor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?