By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mikel Arteta zbulon si reaguan lojtarët anglezë të Arsenalit ndaj emërimit të Tuchel në krye të kombëtares
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Mikel Arteta zbulon si reaguan lojtarët anglezë të Arsenalit ndaj emërimit të Tuchel në krye të kombëtares
Sport

Mikel Arteta zbulon si reaguan lojtarët anglezë të Arsenalit ndaj emërimit të Tuchel në krye të kombëtares

admin
Last updated: 18/10/2024 14:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Mikel Arteta ka zbuluar se cili ishte reagimi i lojtarëve anglezë të Arsenalit pas emërimit të Thomas Tuchel në stolin e ‘Tre Luanëve’.

Tuchel u emërua përzgjedhës i Anglisë rol të cilin zyrtarisht do ta nis nga 1 janari i vitit 2025, pasi ka nënshkruar një kontratë 18-muajshe.

Ai u prezantua në ‘Wembley Stadium’ të mërkurën aty ku iu shtrua pyetja se a do ta këndonte himnin ‘God Save The King’.

Kontigjenti i lojtarëve të Arsenalit që do të marrin pjesë në grumbullimin e Tuchel përfshin dyshen Declan Rice dhe Bukayo Saka.

Sipas Artetas, dyshja e ‘Topçinjve’ janë të emocionuar për idenë e të luajturit nën urdhrat e 51-vjeçarit.

“Ata do të mësojnë shumë. Unë mendoj se është njëri prej trajnerëve më të mirë në botë, sipas mendimit tim, pa asnjë dyshim”.

“Me eksperiencën e tij, mënyrën se si luajnë skuadrat e tij. Unë kam folur me disa prej lojtarëve dhe ata kishin një buzëqeshje në fytyrat e tyre. Kjo gjithmonë është një shenjë e mirë”, ka thënë Arteta.

Arteta gjithashtu u pyet nëse trajnerët e kombëtareve duhet t’i përkasin të njëjtës kombësi pasi Tuchel është bërë trajneri i tretë i huaj në histori të Anglisë dhe i pari gjerman.

“I kuptoj mendimet dhe ndjenjat, natyrisht, por kjo është përgjegjësi e Federatës për të thënë, ‘ filtri ynë i parë është vetëm trajnerë anglezë ose filtri është një trajner nga cilido shtet dhe ne do të zgjedhim më të mirin’”, është shprehur spanjolli.

You Might Also Like

David kalon te Atletico Madrid

Shtatë blerje për “revolucionin”, Barcelona mbyll afatin kalimtar në mënyrë spektakolare

Lëvizje surprizë e Chelseat në fund të afatit kalimtar, kërkohet ylli i Arsenalit

Briken Calja fiton të artën dhe të bronztën në dy gara të peshëngritjes në ‘Taranto 2026’

Mourinho rregullon te Real Madridi atë që Xabi Alonso e prishi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Trepça” dërgon padi ndaj një ish-punëtori, thotë se ai kishte marrë pagë pa punuar
Next Article Kurti në Francë takohet me ministrin për Evropë, Benjamin Haddad – flasin për zhvillimet në rajon dhe integrimin evropian

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?