By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takim Dimovska – Lejenberger: Konfirmohet vazhdimësia e bashkëpunimit të shkëlqyer me Bundestagun gjerman
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Takim Dimovska – Lejenberger: Konfirmohet vazhdimësia e bashkëpunimit të shkëlqyer me Bundestagun gjerman
Maqedoni

Takim Dimovska – Lejenberger: Konfirmohet vazhdimësia e bashkëpunimit të shkëlqyer me Bundestagun gjerman

admin
Last updated: 18/10/2024 15:24
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 tetor – Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, sot realizoi takim me zëvendëssekretaren e përgjithshme të Bundestagut Gjerman, Sashka Lejenberger, ku përveç nëpunësve të Kuvendit ishte i pranishëm edhe ambasadori ynë rezident, Ylber Sela.

Në takim u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer dhe i vazhdueshëm ndërmjet dy parlamenteve dhe u shqyrtuan propozimet për përcaktimin e bashkëpunimit në vitet në vijim.

Dimovska, në fillim shprehu mirënjohjen për intensitetin dhe dinamikën e shkëmbimit të ekspertizës, praktikave të mira dhe përvojave midis Bundestagut dhe Kuvendit. Fokusi i diskutimit ishte në drejtim të finalizimit të reformës për vendosjen e sigurimit parlamentar të pavarur në kontekst të pavarësisë së plotë institucionale të Kuvendit. Takimi u shfrytëzua edhe për të iniciuar mundësi të reja të bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të të dy parlamenteve, në përputhje me nevojat e Kuvendit dhe në fushat për të cilat kemi çështje të hapura dhe që kërkojnë përshtatje të plotë. E theksoi veçanërisht rëndësinë e programit IPS, i cili zbatohet çdo vit për të rinjtë nga vendi ynë që praktikojnë në Bundestagun Gjerman dhe në këtë mënyrë fitojnë përvojë dhe njohuri të paçmueshme për punën parlamentare. Pasi kthehen në shtëpi, ato përvoja i ndajnë në Kuvend. Dimovska i bëri ftesë kryesisë së shërbimit të Bundestagut që të vizitojë Kuvendin tonë.

Ndërkohë, Lejenberger shprehu kënaqësi të veçantë për takimin e sotëm, duke theksuar se Kuvendi është në fokus të prioriteteve të bashkëpunimit të Bundestagut, me bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdojë të thellohet në fushat tashmë të zbuluara dhe për tema të reja me interes të ndërsjellë. Ajo e vlerësoi si veçanërisht pozitive praktikën e bursistëve që kalojnë dy javë në Parlament para nisjes së tyre në Gjermani dhe njohjen me mënyrën e funksionimit të tij, si përvojë që është e dobishme dhe shërben për t’i bërë ata më të përgatitur për të filluar praktikën e tyre në Bundestag.

Bashkëbisedueset ranë dakord se në këtë botë dinamike, në të cilën çdo institucion duhet të jetë në hap me teknologjinë e re, parlamentet duhet të investojnë edhe më shumë në digjitalizimin, mbrojtjen e të dhënave, si dhe përfaqësimin e tyre më aktiv në rrjetet sociale, duke siguruar disponueshmëri më të madhe të informacioneve për qytetarët dhe për të rinjtë, por edhe në përfshirjen e publikut dhe ekspertëve në procesin legjislativ, në barazinë gjinore dhe buxhetimin, si trende të reja në punën parlamentare.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministri Toshkovski në takim me ambasadorin e Spanjës, Rafael Soriano Ortiz
Next Article Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës Lindore të Uruguajit, Alberto Antonio Rodrigez Gonji

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?