By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KQZ propozoi votim elektronik në qarqet Durrës dhe Elbasan, PD kundër: Ka mungesë transparence
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > KQZ propozoi votim elektronik në qarqet Durrës dhe Elbasan, PD kundër: Ka mungesë transparence
Shqipëri

KQZ propozoi votim elektronik në qarqet Durrës dhe Elbasan, PD kundër: Ka mungesë transparence

admin
Last updated: 18/10/2024 15:31
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve propozoi votim elektronik në qarqet Durrës dhe Elbasan për zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

Në përgjigje të kësaj shkrese, ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila shpreh mosdakordësinë me propozimin për implementimin e votimit elektronik në zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2025 në qarqet Durrës dhe Elbasan.

“Procesi i votimit dhe numërimit elektronik është propozuar nga Partia Demokratike dhe opozita e sotme në vitin 2012, ku pavarësisht konsensusit politik në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe parashikimit ligjor të mëpasshëm, për ta pilotuar këtë projekt në zgjedhjet e vitit 2013, kjo përpjekje u pamundësua nga opozita e asaj kohe, Partia Socialiste e Shqipërisë, sot mazhorancë qeverisëse”, thekson PD në shkresën e saj.

“Platforma e Opozitës për Çlirimin e Zgjedhjeve, e vitit 2016, e vendosi përsëri si prioritet procesin e votimit dhe numërimit elektronik, duke e konsideruar atë si një nga shtyllat kryesore të platformës dhe si një hap cilësor drejt qëllimit të organizimit të zgjedhjeve me standarde ndërkombëtare.

Ky vizion dhe këmbëngulje e Partisë Demokratike, solli në implementimin e pjesshëm të këtij projekti në zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2021 në njësinë administrative nr. 10, Bashkia Tiranë dhe në bashkitë Elbasan dhe Kamëz në zgjedhjet e datës 14 maj 2023”, vijon PD.

“Pavarësisht kësaj, implementimi i pjesshëm i këtij projekti, krahas disa avantazheve dhe suksesit të pjesshëm solli edhe një seri problematikash të cilat jo vetëm e cenuan rëndë procesin, por edhe minuan në mënyrë serioze besimin e publikut dhe të forcave politike në të”, shton më tej PD.

Sipas selisë blu, procesi në të shkuarën ka hasur në disa problematika. “Pamjet filmike të operatorëve të sistemit, të cilët përkundër kujdesit për mbarëvajtjen teknike të makinerive të votimit elektronik shkelën ligjin për të mbivendosur interesin partiak, duke votuar vetë në emër dhe për llogari të zgjedhësve të cilët nuk ishin aty, ndërkohë që kjo përbën shkelje të Kodit Zgjedhor dhe vepër penale, dëshmojnë veprime që u konsumuan në prezencë të komisioneve të qendrave të votimit dhe ende sot mbeten të pahetuara si nga ana juaj ashtu edhe nga ana e organeve të drejtësisë të cilët duhet të vigjëlojnë mbi procesin zgjedhor.

Mungesa në zbatim e garancive që ligji u jep zgjedhësve për të verifikuar votën dhe anuluar atë, mungesa e mekanizmave që garantojnë verifikim të thelluar dhe transparencë, gjithashtu minuan besimin e zgjedhësve, subjekteve zgjedhore dhe publikut në një proces që kërkon besim”, thekson PD.

“Për sa më sipër, në kushtet kur: Ende nuk është bërë një transparencë e plotë lidhur me problematikat që cilat kanë karakterizuar këtë proces në dy zgjedhjet pararendëse,në mungesë të mekanizmave efikase të adresimit të problematikave të konstatuara; Si dhe në presionin e një kohe të pamjaftueshme për një implementim efikas të kësaj teknologjie në zgjedhjet e ardhshme, shprehim mosdakordësinë tonë lidhur me propozimin tuaj për implementimin e votimit elektronik në zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2025”, thuhet në deklaratën e PD.

You Might Also Like

Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale

Ministri Nufi në Departamentin e Shtetit: Forcojmë bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në mbrojtje

Doganat, masa për sezonin veror, lehtësi për kalimin e qytetarëve dhe të mallrave

Mbeti e plagosur nga përplasja e dy automjeteve në aksin Lin-Pogradec, ndërron jetë pasagjerja

Anembanë botës, nga Europa në SHBA e Kanada! Protestat masive të shqiptarëve pushtojnë kryeqytetet kryesore: Rama jep dorëheqjen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Balluku inspekton punimet në hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës, në nëntor nis puna për stacionet
Next Article Përplasja e opozitës me policinë te Kuvendi, Meta: Kanosja e deputetëve me armë, akt i rëndë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?