By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zëvendëskryeministri Fetai fton në krijimin e frontit të përbashkët kundër krimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zëvendëskryeministri Fetai fton në krijimin e frontit të përbashkët kundër krimit
Maqedoni

Zëvendëskryeministri Fetai fton në krijimin e frontit të përbashkët kundër krimit

admin
Last updated: 25/10/2024 19:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 tetor – Zëvendëskryeministri i angazhuar për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai, ftoi sot për krijimin e një fronti të përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Siç bëhet e ditur në kumtesën nga Kabineti i zëvendëskryeministrit Fetai, ai duke folur në Punëtorinë Strategjike të Grupit Ndërpartiak Parlamentar Kundër Korrupsionit, organizuar nga NDI në Shkup, i bëri thirrje Parlamentit, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë të punojnë së bashku për të luftuar me sukses krimin.

“Ai tha se Agjenda e reformave e miratuar nga Bashkimi Evropian është udhërrëfyes në aktivitetet e Qeverisë për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Në këtë kontekst, ai përmendi hartimin e Regjistrit për evidentimin e pasurisë shtetërore dhe të Strategjisë për forcimin e kapaciteteve për kryerjen e hetimeve financiare dhe konfiskimit të pasurisë për periudhën 2024-2028, të cilat duhet të parandalojë keqpërdorimet me pronën shtetërore dhe konfiskimin efektiv të pasurisë së paligjshme”, theksohet në kumtesë.

Duke folur për përmirësimin e transparencës së institucioneve, Fetai paralajmëroi rezultate të shpejta në zbatimin e Planit të veprimit për transparencë, krijimin e ueb faqeve për institucionet publike dhe trajnimin e stafit për mirëmbajtjen e faqeve. Sipas tij, ndryshimet në Ligjin për qasje të lirë në informata me karakter publik shkojnë në drejtim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve.

Fetai theksoi se qeveria është e gatshme në mënyrë aktive të përfshijë sektorin civil në procesin e vendimmarrjes. Si shembull ilustrativ përmendi emërimin e një anëtari me të drejtë vote nga sektori joqeveritar në Trupin Ndër-reserial për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski me thirrje për organizatat e shoqërisë civile që të marrin pjesë në ndërtimin e një sistemi arsimor më cilësor
Next Article Bozhinovska – Kazuja, në fokus fuqizimi i bashkëpunimit me Japoninë në sferën e energjetikës dhe minierave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?