By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Stavileci për kolonat në Merdare: Serbia i ka përzier dërgesat e transitit nga vendet e treta me mallrat serbe në një korsi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Stavileci për kolonat në Merdare: Serbia i ka përzier dërgesat e transitit nga vendet e treta me mallrat serbe në një korsi
Maqedoni

Stavileci për kolonat në Merdare: Serbia i ka përzier dërgesat e transitit nga vendet e treta me mallrat serbe në një korsi

admin
Last updated: 25/10/2024 21:00
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Dogana e Kosovës i kundërshton pretendimet e autoriteteve të Serbisë, se është duke shkaktuar kolona të kamionëve me mallra në pikën kufitare në Merdare.

Kolona prej kilometrash në anën serbe të kufirit kanë nisur të bëhen prej se Kosova ka hequr pjesërisht ndalesën e importit të mallrave nga Serbia më 7 tetor.

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se autoritetet e Kosovës janë duke bërë gjithçka të mundur “për ta vështirësuar importin e mallrave serbe”.

Ngjashëm, Oda Ekonomike e Serbisë ka thënë se Dogana e Kosovës është duke punuar ngadalë, me “urdhër të autoriteteve në Prishtinë”.

Për zëdhënësin e Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, këto pretendime nuk qëndrojnë, sepse janë autoritetet e Serbisë ato, të cilat që nga 12 tetori i kanë bashkuar të gjitha dërgesat në një korsi – si ato që kalojnë transit nëpër Kosovë, ashtu edhe ato që kanë destinacion tregun e Kosovës.

“Fillimisht ka pasur shumë pak kolona në hyrje. Por, pasi autoritetet e Serbisë, më 12 tetor, i kanë përzier kolonat e transitit nga vendet e treta me mallrat e eksportuara nga Serbia, gjendja është vështirësuar. Procesimi i dërgesave të këtyre dy kategorive më herët është bërë ndaras”, thotë Stavileci për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se për përpunimin më efikas të dërgesave, autoritetet e Kosovës kanë katërfishuar kapacitetet për kontrollin e mallrave, por pranon se procesi shkon më ngadalë, për shkak të bashkimit të të gjitha dërgesave në një hyrje.

“Përveç shtimit të kapaciteteve, janë përfshirë edhe njësi të specializuara të kontrollit, si dhe qen nuhatës nga Dogana dhe nga Policia e Kosovës, me qëllim që procedimi të bëhet sa më shpejt, por pa cenuar aspektin e sigurisë”, thotë Stavileci.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për t’i komentuar deklaratat e autoriteteve të Kosovës se në Merdare janë bashkuar të gjitha korsitë në një dhe se kjo po shkakton kolona.

Megjithatë, Aleksandar Radovanoviq, kryetar i Qendrës për Bashkëpunim Rajonal i Odës Ekonomike të Serbisë, insiston se Dogana e Kosovës është përgjegjëse për situatën.

Sipas tij, ajo punon ngadalë dhe që nga e mërkura, në orën 20:00, asnjë kamion nuk ka hyrë nga Serbia në Kosovë.

“Pala e Kosovës dikton ritmin se sa kamionë hyjnë në Kosovë nga Serbia”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Radovanoviq shton se dy korsitë në anën serbe të Merdares, bashkohen në një vetëm disa metra larg kufirit, për shkak të infrastrukturës rrugore.

“Ju e dini konfigurimin atje, nuk mund të jetë ndryshe. Dy korsi mund të jenë të hapura deri në 40, 50 metra, por pastaj jo. Autostrada mbetet pas, ajo nuk është rrugë e zgjeruar”, thotë Radovanoviq.

Sipas tij, autoritetet e Kosovës, që nga 7 tetori, lejojnë importin e lëndëve të para vetëm përmes Merdares – gjë që nuk ka qenë kështu më herët, pasi ato kanë hyrë përmes të gjitha pikave kufitare – dhe kjo kontribuon në tollovitë shtesë.

Këtë e ka thënë më herët për Radion Evropa e Lirë edhe transportuesi Sadri Selimi, i cili importon grurë nga Serbia në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë pyeti në Qeverinë e Kosovës nëse është duke u biseduar për ndonjë zgjidhje të kësaj çështjeje, por nuk mori përgjigje.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Von der Leyen në Beograd: Serbia një nga vendet më të përparuara në procesin e anëtarësimit në BE
Next Article Shasivari: Për faljet kthim mbrapa nuk ka, mund të ndryshojë vetëm përbërja e komisionit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?