By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fermeri kërkon ndihmë: Po më ngordhin ҫdo muaj lopët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Fermeri kërkon ndihmë: Po më ngordhin ҫdo muaj lopët
Shqipëri

Fermeri kërkon ndihmë: Po më ngordhin ҫdo muaj lopët

admin
Last updated: 25/10/2024 21:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Fermeri Refat Pashaj nga fshati Gjonç i Fierit ankohet në Fiks fare se pothuajse çdo muaj i ngordh nga një lopë ose viç i fermës së tij të vogël

Askush nuk i bën analiza, askush nuk i tregon arsyen e shfarosjes nga dita në ditë e kopesë së tij. Refat Pashaj tregoi për Fiksin se se ka një fermë të vogël, të ngritur më shumë mund e sakrifica. Kishte 15 kokë lopë e viça, por prej 2 vitesh ka ngordhje të vazhdueshme të lopëve. Ai tregoi se ne gusht e në korrik i ngordhën 2 lopë dhe shërbimi veterinar nuk bëri asgjë.

“Më ngordhën lopët, edhe groposjen e bëra me lekët e mia, më vonë mi kthyen. Edhe analizat i bëra vetë, por unë nuk kuptoj përse ngordhin. Askush nuk do të dijë se çfarë ndodh në këtë fermën tonë. Kam kërkuar ndihmë kudo, po asnjë përgjigje për zgjidhje nuk kemi marrë”, thotë ai.

Refati akuzon shërbimin veterinar të zonës për mospërfillje të situatës me lopët e fermës së tij. Ai sqaron se ka telefonuar shërbimin veterinar por ky i fundit asnjëherë nuk i përgjigjet. Qytetari i tregon Fiks Fare përgjigjen e analizave që çoi në ISUV herën e parë vetë, për ngordhjen e datës 29 korrik 2024. Analiza për të cilat veterineri përgjegjës i zonës, Zoti Muharrem Idrizi, nuk është në dijeni.

Veterineri i zonës Muharrem Idrizi na tha se e njeh situatën e kësaj ferme lopësh, ku sipas tij gjendja e lopëve dhe ngordhja e tyre, vjen si rezultat i kequshqyerjes dhe keqarritjes së tyre, ambientit tepër të vogël ku fermeri i mban.

Edhe pse pranon se e kanë konstatuar disa herë këtë problem,nuk kanë marrë masa. Dy muaj më vone, ne shtator 2024, fermerit Pashaj i ngordhën përsëri dy lopë. Këtë herë fermeri ka dërguar në redaksinë e Fiksit videot e groposjes së lopëve, dhe marrjen e materialit të tyre për analizim. Gjithashtu ka siguruar një video ku veterineri i shpreh që ka shkuar “njerëzisht dhe jo ligjërisht. Vetë veterineri i zonës, zoti Idrizi, thotë se u mor material për analizim, por në fakt analizat nuk u bënë asnjëherë.

Edhe pse u mor material për analizim, shërbimi veterinar u mjaftua vetëm me përpilimin e procesverbaleve, për të qenë në rregull me procedurën,pasi mostrat nuk u dërguan asnjëherë në ISUV. Këtë e konfirmoi veterineri në një telefonatë me fermerin,ku pranon se nuk u çuan për analizim asnjë prej mostrave të marra para groposjes së kafshëve të ngordhura, pra askush nuk nxori shkakun e vërtetë të ngordhjes

Këtë e vërtetoi edhe përgjigja e Drejtorisë së mbrojtjes së bimëve dhe kafshëve në Vlorë,e cila zyrtarisht ka nisur për Fiksin vetëm përgjigjet e analizave të korrikut dhe jo të ngordhjeve të shtatorit.

You Might Also Like

Kandidat për ambasador të SHBA në Shqipëri, ish-gjenerali i NATO-s Eric Wendt raporton nesër në Senat

Ekskluzive / Shtetet e BE-së të ndara për gjendjen e reformave në Shqipëri në kapitujt thelbësorë (burimet)

Krimi makabër në Itali! I riu vrau shqiptaren me gjakftohtësi të madhe, prokuroria kërkon dënimin përjetë për Mark Antony Samson

28 vjeçari që i nxorri armën “Operacionales” në Mamurras është djali i ish-deputetit të PD

Lamallari: Siguria dhe kontrolli i territorit në bregdet, prioritet i sezonit turistik

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rruga Tetovë – Prizren, Nikolloski: Vetëm si magjistrale, e jo autostradë, Kasami: Do e takoj Nikolloskin, është punë ekzekutivi
Next Article “Unë thirra FBI-në!”- Akuza të tjera ndaj reperit Sean Combs, aktori: Diddy ishte përgjegjës për helmimin tim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Spasovski: Pa analizë të thellë dhe reforma reale, LSDM nuk do ta rikthejë besimin e qytetarëve
Maqedoni
Bie nga shkallët, lëndohet rëndë punonjësja e Gjinekologjisë së Çairit
Kronika
Haga lëshon urdhërarrest për ministrin izraelit
Bota
Trazira në Bolivi, bankat mbyllin degët në kryeqytetin La Paz mes demonstratave antiqeveritare
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?