By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Slot refuzoi të futet në të, Liverpooli e nxjerr në shitje vilën 5 milionëshe ku banuan Klopp, Rodgers e Gerrard
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Slot refuzoi të futet në të, Liverpooli e nxjerr në shitje vilën 5 milionëshe ku banuan Klopp, Rodgers e Gerrard
Sport

Slot refuzoi të futet në të, Liverpooli e nxjerr në shitje vilën 5 milionëshe ku banuan Klopp, Rodgers e Gerrard

admin
Last updated: 29/10/2024 15:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Liverpooli ka nxjerrë në shitje një vilë me vlerë rreth pesë milionë euro, ku Jurgen Klopp ka jetuar më parë pasi pasardhësi i tij Arne Slot refuzoi të transferohej në të njëjtën shtëpi.

Slot e nisi shumë mirë punën e paraardhësit të tij pasi ambientimi ndodhi lehtë dhe shpejt ku Liverpooli aktualisht është i dyti në tabelën e Ligës Premier, por duket se ai nuk është plotësisht i gatshëm të imitojë menaxherin gjerman pasi ai refuzoi të hyjë në shtëpinë ku dikur jetonte Klopp.

Siç shkruajnë mediat në Angli, Liverpool i dhuroi Arne Slotit dhe gruas së tij Mirjam shtëpinë ku jetonte Jurgen Klopp dhe kishin planifikuar që edhe holandezi të transferohej atje, gjë që Slot e refuzoi.

Tani Liverpooli ka vendosur t’i japë fund marrëdhënies së tyre 20-vjeçare me shtëpinë dhe e ka nxjerrë atë në shitje në mënyrë që të sigurojë flukse parash shtesë.

“Klubi e ka identifikuar këtë shtëpi si një bazë ideale për menaxherët e tyre. Arne iu ofrua kur mori përsipër punën te The Reds këtë verë, por ai zgjodhi të jetonte diku tjetër dhe si rezultat, Liverpool vendosi të shkurtojë kostot dhe të vendosë shtëpinë në shitje”, tha një burim i The Sun.

Vila ka tre dhoma ndenjeje, shtatë dhoma gjumi, një kinema në shtëpi, një pishinë të brendshme, një kopsht të rregulluar dhe ndodhet në një nga rrugët më të shtrenjta në Liverpool, Victoria Road, e cila shpesh quhet “Rreshti i milionerëve”.

Liverpooli e bleu vilën nga ish-menaxheri Brendan Rodgers, i cili më parë e kishte blerë nga ish-kapiteni i Reds, Steven Gerrard.

Rodgers u shkarkua në tetor 2015, por e mbajti pronën dhe ia dha me qira Kloppit vetëm që klubi të blinte vilën nga ish-menaxheri katër vjet më vonë dhe të lejonte menaxherin gjerman të qëndronte në të pa qira.

Klopp jetoi në të me gruan e tij Ulla deri në largimin e tij nga Anfield Road në fillim të këtij viti.

You Might Also Like

Bayern Munich i dërgon një mesazh të ri Real Madridit për të ardhmen e Michael Olise

Monedha e fatit e Cucurellas, rituali që i solli Spanjës titullin botëror edhe në vitin 2026

Alvaro Arbeloa nuk largohet i vetëm nga Reali, i kërkon dy yjet madrilen në Ligën Premier

A e shtyu Rodri – Donald Trumpin gjatë festimeve të Kupës së Botës? Momenti i sikletshëm bëhet viral

Yamal, Messi apo Rodri? Kush është tani favoriti për ta fituar Topin e Artë?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Barron, ‘arma e fshehtë’ e Trumpit – ish-presidenti amerikan e cilësoi të birin si “mbretin e mediave sociale”
Next Article Cadillac OpenSpace është një ‘shtëpi autonome e lëvizshme’ dhe një nivel i ri luksi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?