By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: U thërrit nga Silvinjo, trajneri i Zaragozës: Bare është i dëmtuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > U thërrit nga Silvinjo, trajneri i Zaragozës: Bare është i dëmtuar
Sport

U thërrit nga Silvinjo, trajneri i Zaragozës: Bare është i dëmtuar

admin
Last updated: 09/11/2024 14:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Keidi Bare ishte një nga rikthimet në kombëtaren shqiptare të futbollit nga trajneri Silvinjo për dy takimet e Ligës së Kombeve ndaj Çekisë dhe Ukrainës. Por mesfushori kuqezi vështirë që të jetë i disponueshëm për teknikun brazilian, pasi ai po vuan një dëmtim.

Stafi mjekësor do të ketë nën mbikqyrje lojtarin, por sipas trajnerit të skuadrës së Zaragozës, Viktor Fernandez, 27-vjeçari nuk është thirrur për takimin që skuadra do të ketë në La Liga 2 në transfertë ndaj Hueskas.

“Nuk rekuperojmë asnjë futbollist! Menduam se ndoshta mund të vinte Keidi Bare! Është thirrur nga kombëtarja shqiptare dhe do të mungojë në ndeshjen kundër Málagës, por nuk ka bërë asnjë stërvitje me grupin. Gjuri i tij po përmirësohet, por ai nuk është gati që të grumbullohet.”

Bare nuk ka luajtur për përfaqësuesen shqiptare që nga Euro 2024, ku u la jashtë përfaqësueses. Pas kalimit te Zaragoza, rendimenti i tij u përmirësua. Në total, ai ka luajtur në tetë takime në La Liga 2, ku ka dhënë edhe 2 asiste.

Probleme fizike kanë pasur edhe mbrojtësi Marash Kumbulla dhe sulmuesi Rei Manaj, por duket se ata i kanë kaluar shqetësimet dhe janë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për sfidat e fundit të Ligës së Kombeve.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Projekti “Smart City”, Balluku: Rritje e sigurisë publike dhe parandalimit të aksidenteve
Next Article Gashi për ndryshimet kushtetuese: Kuvendi është i gatshëm, por nevojitet vullnet politik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?