By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​Haradinaj në Deçan paralajmëron krijimin e ministrisë së kategorive të lirisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ​Haradinaj në Deçan paralajmëron krijimin e ministrisë së kategorive të lirisë
Maqedoni

​Haradinaj në Deçan paralajmëron krijimin e ministrisë së kategorive të lirisë

admin
Last updated: 10/11/2024 18:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-E30, Ramush Haradinaj, ka kritikuar sot Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, se nuk po i bën presion Serbisë për t’i zbatuar marrëveshjet e nënshkruara në dialogun me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Haradinaj në Kuvendin e pestë zgjedhor të OVL UÇK në Deçan, ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë të ketë raporte më mira me SHBA-në si aleatin e saj historik.

Ai ka paralajmëruar se nëse merr besimin e popullit në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit do të krijojë edhe ministrinë e kategorive të lirisë.

Haradnaj: Kurti s’po i bën presion Vuçiq për zbatimin e marrëveshjeve

“Në të kaluarën ka qenë e paraparë, çdo punë që e bëjmë ne për dialogun edhe Serbia ta bëjë dhe në fund të na njohë si shtet. Po e shihni çfarë stresi ka qenë qëkur ka ardhur Qeveria e Albinit, nuk po na trajtojnë shkaku i zgjidhjeve dhe veprimeve të gabuara të tij dhe nuk e kanë në agjendë Serbinë të na njohë. Nuk po i bënë presion Vuçiqit t’i nënshkruajë marrëveshjet. Atëherë, ne po u themi amerikanëve, ne po duam të hyjmë në NATO, nuk e ndërlidhim me Serbinë, nuk po ua kërkojmë nënshkrimet e marrëveshjeve, nuk janë të gatshëm, vetëm me ju po dëshirojmë të kemi punë… Është mirë të fuqizojmë rininë. Do ta krijojmë ministrinë e kategorive të lirisë, e kanë edhe vendet e tjera, për t’iu rikujtuar të gjithëve sa është e rëndësishme është kjo temë. Nuk do të heqim dorë një ditë dhe do të ndërtojmë shtëpitë e UÇK-së”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i OVL UÇK në Deçan, Avdyl Mushkolaj bashkë me bashkëluftëtarët e tij kujton tash e 25 vjet rrugëtimin e tyre për krijimin e shtetit të Kosovës.

Mushkolaj: Secili që jemi këtu është pjesë e historisë së UÇK-së

“Sot këtu kur jemi bashkë kujtojmë tash e 25 vjet rrugëtim. Secili që jemi këtu është historia e UÇK-së. 25 vite rrugëtim nuk ishin aspak të lehta, me plot sfida e sakrifica që na përcollën gjatë gjithë kësaj kohe, gjithmonë dolëm fitimtarë dhe besojmë qe edhe në të ardhmen kështu do të jete”, është shprehur Mushkolaj.

Ndryshe, gjatë ditës, kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-E30 Ramush Haradinaj ka marrë pjesë edhe në Kuvendin e pestë Zgjedhor të OVL UÇK në Pejë.

You Might Also Like

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?

Evropa mbetet pa ujë, Maqedonia nuk duhet të presë

Strasburgu i tha “jo” edhe një kandidati nga lista e kandidatëve të propozuar nga Maqedonia për gjyqtar në GJEDNJ

Ditën historike e përmbyllëm me një kafe me Kurtin

Qeveria ka 77 milionë euro nga Agjencia e Punësimit për shpëtimin e pensioneve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article U gjetën disa sende që i përkasin gruas së zhdukur, burri konfirmoi në polici se ishin të saj
Next Article Virozat rëndojnë gjendjen e pacientëve alergjikë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?