By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balluku takime bilaterale në COP29: Linjat e interkoneksionit mes Shqipërisë, RMV e Bullgarisë të përfundojnë sa më shpejt
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balluku takime bilaterale në COP29: Linjat e interkoneksionit mes Shqipërisë, RMV e Bullgarisë të përfundojnë sa më shpejt
Shqipëri

Balluku takime bilaterale në COP29: Linjat e interkoneksionit mes Shqipërisë, RMV e Bullgarisë të përfundojnë sa më shpejt

admin
Last updated: 14/11/2024 11:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar dy takimeve bilaterale në Baku gjatë punimeve të COP29, ku është diskutuar një çështje madhore në interes të katër vendeve të Korridorit të 8. Balluku thotë se projektet e nisura duhet të përfundojnë sa më shpejt, për t’u përshtatur me nevojat që ka tregu.

“Takime bilaterale me dy kolegët Sanja Bozinovska dhe Vladimir Malinov shërbyen për të diskutuar një çështje madhore që është në interes të të katër vendeve të Korridorit të 8. Linjat e interkoneksionit që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut dhe Maqedoninë e Veriut me Bullgarinë. Në të dy takimet bilaterale ramë dakord se është momenti për të ecur sa më shpejt me këtë interkoneksion të rëndësishëm, i cili është pjesë e Korridorit të 8, ashtu siç janë hekurudhat dhe autostradat. Ndërkohë, projektet e nisura për ndërtimin e linjave të interkoneksionit duhet të përfundojnë sa më shpejt, duke pasur parasysh rritjen e vazhdueshme të kapaciteteve gjeneruese në të gjitha vendet e Korridorit të 8 dhe nevojat që ka tregu i këtyre vendeve për më shumë energji”, thotë Balluku në postimin në rrjetet sociale.

Dhjetëra liderë morën pjesë Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, e njohur si COP29, në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku. Ata diskutuan se si të frenohet kriza klimatike dhe të zbuten pasojat e saj, të cilat përfshijnë përmbytjet më të shpeshta dhe të rënda, ciklonet, zjarret në pyje, valët e të nxehtit dhe thatësirat. Samiti synon gjithashtu të adresojë angazhimet e reja financiare për vendet e varfra që janë veçanërisht të prekura nga ndryshimet klimatike.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Spiropali: Komisioni hetimor mos të shpërdorojë detyrën, se kush është kriminel e përcakton gjykata
Next Article Andonovski: Korrupsioni nuk guxon ta rrezikojë sigurinë digjitale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?