By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hajduti shqiptar që detyroi Raheem Sterling të linte Kupën e Botës pasi i grabiti rezidencën dënohet me 13 vjet burg
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Hajduti shqiptar që detyroi Raheem Sterling të linte Kupën e Botës pasi i grabiti rezidencën dënohet me 13 vjet burg
Sport

Hajduti shqiptar që detyroi Raheem Sterling të linte Kupën e Botës pasi i grabiti rezidencën dënohet me 13 vjet burg

admin
Last updated: 14/11/2024 13:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Hajduti shqiptar që hyri në rezidencën e Raheem Sterling duke e detyruar lojtarin të largohej nga Kupa e Botës për tu kthyer në shtëpi është burgosur.

Emiliano Krosi, 24 vjeç, kreu 33 vjedhje, duke përfshirë bastisjen në shtëpinë e yllit anglez më 3 dhjetor 2022.

Ai ishte pjesë e një bande që përdorte shkallë duke u futur nga kopshtet e pasmë për t’u ngjitur nëpër dritaren e dhomës së gjumit. Kështu ndodhi edhe me Sterlingun e Arsenalit, duke ia vjedhur dhjetë nga orët e tij Rolex.

Rreth 400 mijë euro e pajisjeve të dizajnuara u morën nga shtëpia e futbollistit që ka vlerë rreth 8 milionë euro.

Shqiptari Krosi , i cili udhëtoi ilegalisht drejt Britanisë së Madhe në pjesën e pasme të një kamioni, ka pranuar më parë se është përfshirë në 15 nga vjedhjet.

Por dje në gjykatën e kurorës në Guilford, gjyqtarja Catherine Hartley vendosi se ai ishte i përfshirë edhe në 18 vjedhjet tjera.

Ajo e dënoi me gjithsej 12 vjet e dhjetë muaj burg.

“Ti je një njeri i pandershëm dhe i pangopur që me dëshirë dhe entuziazëm more pjesë në atë që ishte një bandë familjare, kriminale”.

“Lakmia juaj dhe kriminaliteti ka rezultuar se keni shkaktuar mërzi në një numër të madhe njerëzish”, deklaroi ajo.

Shkelja e tij ndodhi ndërsa ishte me kusht pasi u kap me kokainë dhe kanabis në një tren nga Londra Euston në Coventry.

Krosi u dënua edhe me 19 muaj për posedim droge me qëllim furnizim, i cili do t’i bashkohet dënimin për vjedhje.

Policia e Surrey vazhdon të gjurmojë babanë e tij Alfred Isufi, 48 vjeç, xhaxhain Henri Osmani, 44 vjeç dhe kushëririn 22-vjeçar Gerard Kalaja, të cilët besohet se të gjithë janë arratisur nga MB.

Ata dyshohet se janë pjesë e bandës që bastisi shtëpi në të gjithë qarqet e vendit nga nëntori 2022 deri në mars 2023.

Viktimat e tjera përfshinin ish-lojtarin e Crystal Palace, Scott Dann dhe lojtarin e Chelseat, Marc Cucurella, shtëpia e të cilit ishte në shënjestër disa ditë përpara shoku të tij të skuadrës së atëhershme Sterling.

You Might Also Like

Arigon Avdimetaj pritet të shkund ringun në përballje me serbin Miomcilo Jajic

Liverpooli është gati të përfundojë një marrëveshje të jashtëzakonshme shkëmbimi me Real Madridin

Superkompjuteri përditëson shanset e fituesve të Ligës së Kampionëve – ndryshojnë përqindjet pas çerekfinaleve të para

Ditët më të errëta të Carvajal: pak minuta të luajtura, tension me Arbeloan dhe incident me një lojtar të ri

Pau Cubarsi kërkon falje publike pas kartonit të kuq kundër Atleticos

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trajneri i Rumanisë, Lucescu: Kosova ka 3-4 lojtarë të rëndësishëm, Zhegrova është i jashtëzakonshëm
Next Article Mexhiti: Kampusit të UNT-së do ia kenë lakmi të gjitha universitetet – akuzat e BDI-së janë qesharake!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?