By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ish-ylli i Real Madridit këshillon De Jongun që të largohet nga Barcelona
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Ish-ylli i Real Madridit këshillon De Jongun që të largohet nga Barcelona
Sport

Ish-ylli i Real Madridit këshillon De Jongun që të largohet nga Barcelona

admin
Last updated: 18/11/2024 11:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ylli i Barcelonës, Frenkie De Jong, është këshilluar që të largohet nga klubi gjatë vitit të ardhshëm.

De Jong më në fund ishte rikuperuar plotësisht nga një seri lëndimesh të cilat dukej se e kishin sjellë karrierën e tij me blaugranasit drejt fundit.

Ish-mesfushori i Ajaxit është rikthyer në aksion gjatë javëve të fundit, madje kishte marrë edhe ftesën nga kombëtarja e Holandës për dy ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve.

Ai luajti për herë të parë për Holandën pas 14 muajsh në mesjavë në fitoren ndaj Hungarisë, por e ardhmja e tij vazhdon të mbetet e paqartë.

Marco van Basten kishte kërkuar që të largohet vëmendja nga De Jong në mënyrë që t’i lejohet 27-vjeçarit të rikthehet në formën e tij të dikurshme.

Sidoqoftë, një tjetër legjendë holandeze ka shkuar një hap më tej, me ish-yllin e Real Madridit, Rafael Van Der Vaart, që ka thënë se ai duhet të bëjë rikthimin befasues tek Ajaxi, nëse Barcelona dështon ta shesë gjatë muajve në vazhdim.

“Ai pati një ndeshje të mirë ndaj Hungarisë, por ai mundet dhe duhet të bëjë më mirë. Ai ka arriur shumë, por tani duhet të qëndrojë i shëndetshëm”.

“Ai është një lojtar fantastik nga i cili kombëtarja e Holandës do të përfitojë shumë. Nëse do të vendosja unë, do t’i thosha shko në shtëpi (tek Ajaxi). Ai nuk ka nevojë më shumë udhëtime”, ka thënë Van Der Vaart.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Operacion për kriptomonedhat në Tiranë, disa të arrestuar
Next Article Ramadani kërkon të mos lejohet Stoilkoviq në takimin e dy qeverive: Ka agjendë anti-shqiptare, është njëjtë sikur të jetë Vulini aty

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?