By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tarran: OSBE mbështet mbulimin profesional dhe të paanshëm mediatik gjatë procesit zgjedhor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Tarran: OSBE mbështet mbulimin profesional dhe të paanshëm mediatik gjatë procesit zgjedhor
Shqipëri

Tarran: OSBE mbështet mbulimin profesional dhe të paanshëm mediatik gjatë procesit zgjedhor

admin
Last updated: 18/11/2024 12:16
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran mori pjesë në tryezën e organizuar me KQZ “Zgjedhjet 2025: Roli i medias në procesin zgjedhor – sfida dhe mundësi” ku theksoi se “OSBE mbetet thellësisht e përkushtuar për të mbështetur përpjekjet në nxitjen e mbulimit profesional dhe të paanshëm mediatik gjatë procesit zgjedhor”.

Kjo është tryeza e tretë teknike, që organizohet këtë vit, me synimin për të përmirësuar proceset zgjedhore në fusha që nuk kërkojnë domosdoshmërisht ndryshime ligjore.

Në fjalën e tij Tarran tha se “diskutimet tona të mëparshme janë fokusuar tek edukimi i zgjedhësve dhe trajtimi i veprimeve të ndaluara gjatë zgjedhjeve. Duke parë përpara, planifikojmë që muajin e ardhshëm të organizojmë tryezën e katërt teknike, e cila do të trajtojë çështje që lidhen me fshehtësinë e votimit”.

“Demokracia funksionale mbështetet te qytetarët e mirinformuar. Përtej aktit të votimit, zgjedhjet e mirinformuara bazohen në kuptimin e procedurave zgjedhore, kuadrit institucional, platformave dhe vizionit të kandidatëve. Në këtë kontekst, media, e quajtur shpesh si “shtylla e katërt”, luan një rol thelbësor si burimi kryesor i informacionit për shumicën e zgjedhësve”, nënvizoi Tarran.

Sipas tij, media formëson opinionin publik dhe mund të ndikojë ndjeshëm në rezultatet e zgjedhjeve.

“Për shkak të kësaj përgjegjësie të madhe, është jetësore që media të respektojë standardet më të larta etike dhe profesionale gjatë mbulimit të proceseve zgjedhore”, theksoi Tarran.

Ambasadori i OSBE-së u shpreh se “Për të adresuar këto sfida, së bashku me partnerin tonë, KQZ-në, kemi organizuar sot këtë tryezë teknike si platformë për organet rregullatore, profesionistët në media dhe shoqërinë civile për të diskutuar mënyrat për përmirësimin e mjedisit mediatik dhe mbulimit të zgjedhjeve”.

Raportet e OSBE/ODIHR-it vënë në pah sfidat e vazhdueshme në mbulimin mediatik të zgjedhjeve dhe fushatave, shumë prej të cilave janë sistematike dhe përsëriten.

“Sot, ekspertët ndërkombëtarë nga OSBE/ODIHR-i do ndajnë njohuri të vlefshme mbi këto çështje dhe do të ofrojnë rekomandimet e tyre për përmirësim. Një zhvillim i dukshëm, përpara zgjedhjeve të ardhshme, është futja në përdorim i votimit nga jashtë, që u mundëson të drejtën e votës për herë të parë qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë. Ky elektorat i zgjeruar paraqet sfida të reja, veçanërisht në shpërndarjen e informacionit të saktë dhe të plotë zgjedhor për votuesit nga jashtë”, theksoi Tarran duke shtuar se mbulimi i drejtë, i pavarur dhe i plotë për këtë publik të zgjeruar nga media mbetet thelbësor.

Njëkohësisht, vijoi Tarran, jemi të vetëdijshëm për presionet e jashtëzakonshme me të cilat përballet media në përpjekjet për të siguruar drejtësi, thellësi analitike dhe saktësi në raportim.

“Për të adresuar këto sfida, Prezenca e OSBE-së mbetet e palëkundur në nxitjen e rregullimit dhe të vetërregullimit të duhur të medias. Këto mekanizma janë thelbësorë për të garantuar që transmetuesit mediatikë të veprojnë në përputhje me standardet më të larta etike. Për më tepër, jemi të angazhuar të përkrahim nisma që mbështesin gazetarët përmes vetërregullimit. Duke miratuar dhe respektuar një kod të besueshëm etike, profesionistët në media mund të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre me integritet, duke u siguruar se puna e tyre mbështet tek e drejta e publikut për informim të drejtë dhe të saktë gjatë të gjithë procesit zgjedhor dhe më gjerë”, nënvizoi Tarran.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Republikës Arabe të Egjiptit
Next Article Mbledhja e Qeverisë me atë të RMV-së, PDK: Tregon shumë për izolimin në të cilin jemi përfshirë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?