By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vrasja e 14-vjeçarit, ja çfarë kanë fiksuar kamerat e sigurisë/ Detajet mbi ngjarjen e rëndë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Vrasja e 14-vjeçarit, ja çfarë kanë fiksuar kamerat e sigurisë/ Detajet mbi ngjarjen e rëndë
Shqipëri

Vrasja e 14-vjeçarit, ja çfarë kanë fiksuar kamerat e sigurisë/ Detajet mbi ngjarjen e rëndë

admin
Last updated: 18/11/2024 18:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një 14-vjeçar humbi jetën dhe një tjetër u plagos, si pasojë e një konflikti ku janë përfshirë 5 të mitur, tre prej të cilëve dyshohet se janë autorë të ngjarjes së rëndë.

Gazetari i News24, Igli Çelmeta, u shpreh se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një rrugicë, rreth 150 metra larg shkollës Fan S.Noli.

Çelmeta tha se kamerat e sigurisë, të cilat janë marrë nga policia, tregojnë viktima dhe i plagosuri janë sulmuar nga 3 bashkëmoshatarë të tyre (14 vjeçarë) fillimisht me grushte dhe më pas janë goditur me thikë.

Dyshohet se konflikti ka nisur në rrjetet sociale dhe më pas ka ndodhur edhe përleshja fizike mes tyre.

Policia ka identifikuar 3 personat që dyshohet se janë autorë të krimit, njëri prej të cilëve është shoqëruar në polici, ndërsa dy të tjerët pritet të shoqërohen.

Gazetari Çelmeta tha se referuar banorëve të zonës, dy të miturit që u sulmuan fillimisht janë shoqëruar në ambulancën aty pranë, dhe më pas janë transportuar drejt Traumës, ku njëri prej tyre ka humbur jetën, si pasojë e plagëve me thikë, ndërsa tjetri ndodhet në një gjendje stabël.

Referuar dëshmive të banorëve të zonës, ambulanca që ka bërë transportin drejt Traumës është vonuar rreth 20 minuta.
Çelmeta tha se referuar të dhënave viktima dhe i plagosuri janë nxënës të shkollës Fan S. Noli, ndërsa 3 të tjerët nuk janë nxënës të kësaj shkolle.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rruga Tetovë-Prizren, Zekolli: Javën tjetër në Kosovë për të filluar fazën e projektimit
Next Article Gashi u takua me eurodeputetin austriak, Vajc dhe Tijs Ruten

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?