By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tulipani i kuq më i rrallë në botë gjendet në alpet shqiptare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > Tulipani i kuq më i rrallë në botë gjendet në alpet shqiptare
Kuriozitete

Tulipani i kuq më i rrallë në botë gjendet në alpet shqiptare

admin
Last updated: 20/11/2024 23:38
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shqipëria ka thesare të çmuara që natyra i ka dhuruar për të mbetur e veçantë dhe të krenohet me pasuri të mrekullueshme që nuk gjenden askund në botë.

I tillë rasti i “Tulipa Albanica”, i cili sipas të dhënave të AgroWeb.org prej qindra e qindra vitesh rritet vetëm në Shqipëri, e së fundmi është zbuluar edhe në sytë e botës duke marrë trofenë që meriton për autenticitetin e tij.

Gjendet në rajonin e Kukësit dhe është në gjendje të egër. Ka ngjyrë të kuqe të fortë karakterizuar nga nuancat e verdha në pjesën fundore të tij.

Tulipa Albanica, është një ndër llojet e rralla që i futet shkencës botërore të llojeve bimore.

Për shkak të autenticitetit të saj kjo bimë e rrallë ka fituar statusin e mbrojtjes ndërkombëtare.

Sipas raportimeve në media, revista shkencore “Phytotaxa” në artikullin “Tulipa albanica (Liliaceae), a new species from northeastern Albania”(Tulipani shqiptar (Liliaceae), një specie e re nga Shqipëria Verilindore), ka publikuar zbulimin e këtij lloji të ri tulipani në Kukës.

Veçantia e Tulipa Albanica

Si zbulues i tij njihet Benik Hallaçi dhe më pas Prof As. Dr. Lulëzim Shuka, pedagog i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës me Prof. Kit Tan, pedagoge në Institutin e Biologjisë në Universitetin e Kopenhagenit vërtetuan me prova gjenetike dhe shkencore zbulimin e rrallë.

Analizat gjenetike të këtij tulipani janë kryer nga Prof. Sonja Siljak-Yakovlev e departamentit të Ekologjisë në Universitetin e Parisit.

“Rritet vetëm në Shqipëri. Në asnjë vend tjetër. Ka bërë bujë në të gjithë botën. Një bimë e re duhet të kalojë disa filtra që të regjistrohet në data-bazen ndërkombëtar të regjistrimit të bimëve. Ky hyri që javën e parë.

Kishte shumë gjera që e veçonin dhe nuk linin vend për dyshim nëse ishte apo jo një gjë false” është shprehur profesor Shuka për mediat lidhur me zbulimin e tulipanit të rrallë shqiptar.

Tulipani Shqiptar në Kopshtin Botanik të Danimarkës
Në botë, deri tani njiheshin rreth 113 lloje tulipanësh, ndërsa tulipani i Kukësit renditet i 114-ti. Tulipani shqiptar emërtohet i tillë sepse rritet vetëm në afërsi të fshatit Surroj të Kukësit dhe përbën një lloj të ri endemik për Shqipërinë.

Tulipa Albanica mund të mbillet apo kultivohet bazuar në klimën që i përshtatet.

Që nga koha e zbulimit dhe deri sot është mbjellë dhe vijon të jetojë jo vetëm në zonën e Kukësit por edhe në Kopshtin Botanik të Kopenhagenit në Danimarkë, aty ku ndodhen të gjitha bimët e rralla në botë./AgroWeb.org

You Might Also Like

Të jesh fëmijë i vetëm…

Kuptimi i nishaneve në fytyrë dhe trup për personalitetin tuaj

Këto janë pjesët e trupit të cilat mund të zbulojnë sa jeni inteligjent

Mos i justifiko asnjëherë këto 10 gjëra

15 gjëra që njerëzit e zgjuar i bëjnë përditë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 70% e të rinjve qëndrojnë në rrjete sociale deri në 5 orë në ditë
Next Article “Nuk shfaqi pendesë”, kryekomisari zbulon detaje nga dëshmia e 14-vjeçarit që vrau Martinin: Dy familjet janë në konflikt të hapur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?