By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Cole Palmer ka shkruar historinë në Ligën Premier pas dy golave ndaj Tottenhamit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Cole Palmer ka shkruar historinë në Ligën Premier pas dy golave ndaj Tottenhamit
Sport

Cole Palmer ka shkruar historinë në Ligën Premier pas dy golave ndaj Tottenhamit

admin
Last updated: 09/12/2024 10:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Cole Palmer dhuroi një tjetër paraqitje fantastike në fitoren ndaj Tottenham Hotspur duke thyer kështu dy rekorde.

Pasditen e së shtunës, Chelsea u përball me rivalin e qytetit Tottenhamin, në një ndeshje që prodhoi plotë shtatë gola.

Spurs arritën një epërsi prej 2-0 falë golave nga Dominic Solanke dhe Dejan Kulusveski, por Jadon Sancho shënoi për 2-1 në minutën e 17-të. 

Në pjesën e dytë, Palmer barazoi shifrat duke u treguar i saktë nga penalltia për 2-2 të cilën e shkaktoi Yves Bissouma. 

Teksa kaluan 73 minuta lojë, Enzo Fernandez shënoi një gol të bukur për të përmbysur gjithçka dhe për t’i dhënë avantazhin Chelseat prej 3-2. 

Në skenë doli sërish Palmer i cili edhe një herë tjetër realizoi nga penalltia në minutën e 84-të për ta bërë rezultatin 4-2. 

Pasi shënoi penalltinë e parë, Palmer theu një rekord i cili u mbajt për 23 vite nga Jimmy Floyd Hasselbaink. 

“Cole Palmer shkruan historinë me Chelsean duke kontribuar në 37 gola në Ligën Premier brenda një viti”. 

“Palmer theu rekordin e Jimmy Floyd Hasselbaink tek Chelsea, që ka qenë aty për 23 vite”, ka shkruar Fabrizio Romano në X.

Edhe penalltia e dytë e realizuar nga reprezentuesi anglez bëri që ai të thyejë një tjetër rekord. 

“Cole Palmer tani ka qenë i saktë në 12 penallti në po aq tentime në Ligën Premier, më shumë se çdo lojtar tjetër, me një rekord prej 100 për qind në histori të garës”, ka shkruar Statman Dave në X.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ​Sulmi terroristë në Ibër-Lepenc, Osmani takohet sot me krerët institucional të sigurisë
Next Article Vdekje e dyshimtë në Malishevë – policia nis hetimet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?