By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Al-Khelaifi i bindur: Kemi trajnerin më të mirë në botë, dy ndeshjet e ardhshme vendimtare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Al-Khelaifi i bindur: Kemi trajnerin më të mirë në botë, dy ndeshjet e ardhshme vendimtare
Sport

Al-Khelaifi i bindur: Kemi trajnerin më të mirë në botë, dy ndeshjet e ardhshme vendimtare

admin
Last updated: 11/12/2024 10:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka lavdëruar trajnerin Luis Enrique pas fitores 3-0 ndaj RB Salzburg në raundin e 6-të të fazës së Ligës së Kampionëve.

Me fitoren ndaj Salzburg, PSG ka shtuar gjasat për të kaluar tutje në Ligën e Kampionëve, derisa Al-Khelaifi thotë se dy ndeshjet e fundit ndaj Man Cityt dhe Stuttgartit janë finale.

“Gjërat po shkojnë mirë. Ishte një ndeshje e rëndësishme për ne, një ndeshje kyçe. Fitorja ishte thelbësore nëse duam të përparojmë në Ligën e Kampionëve. Të gjithë e kuptuan këtë”, tha Al-Khelaifi.

“Ne luajtëm mirë, fituam dhe shënuam shumë, kjo do të rrisë besimin e ekipit. Na pëlqeu ndeshja, por e diela sjell një tjetër lojë të rëndësishme kundër Lyonit”.

“Dy ndeshjet e fundit në Ligën  Kampionëve kundër Manchester Cityt dhe Stuttgartit janë finale. Të gjithë e dinë këtë. Tifozët tanë do të jenë atje”, tha presidenti i klubit parisien.

Tutje i pari i klubit parisien ka thënë se ai ka në radhët e veta trajnerin më të mirë në botë.

“Ne po luajmë mirë në çdo ndeshje. Në ndeshjen e fundit (kundër Auxerre), luajtëm mirë edhe pse nuk shënuam. Kam besim te lojtarët. Në këtë ndeshje të Ligës së Kampionëve, ne dominuam për 90 minuta. Ky rezultat do t’u japë të gjithëve shpresë”.

“Në futboll, nëse nuk shënon, është e vështirë të fitosh. Unë gjithmonë kam besuar në PSG-në. Ne kemi trajnerin më të mirë në botë. Së bashku, ne po ndërtojmë një projekt afatgjatë. Ai është një trajner shumë i mirë”, përfundoi presidenti i PSG-së.

You Might Also Like

Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tejet të lartë

Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rikuperimit

Tchouameni flet për herë të parë për përplasjen me Valverden: Kjo është ajo që ndodhi

Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë/Samuel Fedor, i pari në Elbasan

Juventusi synon transferimin e yllit të Real Madridit në verë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ngriten 75 metra kub mbetje nga deponitë e egra në komunat Çair dhe Kisella Vodë të Shkupit
Next Article Nuk keni Wi-Fi, nuk ka problem me këtë opsion

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?