By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shkolla e Hoteleri-Turizmit me standarde zvicerane, Rama: Krenari për arsimin profesional shqiptar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Shkolla e Hoteleri-Turizmit me standarde zvicerane, Rama: Krenari për arsimin profesional shqiptar
Shqipëri

Shkolla e Hoteleri-Turizmit me standarde zvicerane, Rama: Krenari për arsimin profesional shqiptar

admin
Last updated: 12/12/2024 13:04
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe ambasadoren e Zvicrës në Tiranë, Ruth Huber ishin sot në shkollën e Hoteleri-Turizmit në Tiranë, e cila tanimë është nën ombrellën e EHL, shkollës së famshme të Hotelerisë së Lozanës në Zvicër, e njohur si më e mira në botë për profilet e industrisë hoteliere, e cila tanimë do të përgatisë gjeneratën e re të profesionistëve të biznesit të mikpritjes, për Shqipërinë 2030.

Ambasadorja Huber iu drejtua studentëve se studimi i në këtë shkollë është një mundësi e shkëlqyer.

“Kjo shkollë, siç kam pasur mundësi të shoh është shumë mirë e pajisur dhe shohim që ekipi është shumë i motivuar, drejtorët dhe mësuesit. Tani të ngritur të standardet të hotelerisë në Lozanë që janë standardet me cilësi shumë të lartë. Një përfaqësim i standardeve më të larta të Zvicrës. Pra mendoj që është një mundësi e shkëlqyer për ju dhe të keni një të ardhme të shkëlqyer këtu në vend ku ka një kërkesë të madhe për njerëz të kualifikuar mirë në sektorin e mikpritjes dhe turizmit”, tha Huber.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi si historike për gjithë sistemin e edukimit dhe të trajnimeve profesionale.

“Është realisht historike kjo për gjithë sistemin e edukimit edhe të trajnimeve profesionale, sepse tanimë këtu vihet në shkollën e mesme të Hoteleri-Turizmit, por studiohet me standardet dhe me të gjithë diturinë e shkollës së Lozanës EHL, që është në mos shkolla më e mirë në botë, një nga 3 shkollat më të mira në botë. Dhe për ne është vërtetë një moment krenarie, sepse unë nuk e kam menduar personalisht që në një kohë kaq të shkurtër ne do të arrinim të përmbushnim të gjitha standardet e kërkuara nga shkolla e Lozanës, sepse këta janë zviceranë dhe ju e dini shumë mirë si është ajo shprehja popullore “kërkojnë qimen në vezë”, por këta në fakt kërkojnë qimen në qime. Dhe fakti që pas kanë kërkuar qimen në qime janë plotësisht të angazhuar dhe tani kemi këtë binjakëzim, që nuk është binjakëzim simbolik, por është një binjakëzim i punës i përditshme, kjo është një gjë fantastike për të gjithë ata që studiojnë dhe që do të studiojnë në këtë shkollë, sepse kur të dalin do të kenë një dokument që provon që kanë marrë okejin nga shkolla e Lozanës për të shërbyer në Hoteleri-Turizëm dhe patjetër pastaj me atë dokument do të shkoni dhe do të kërkoni paga shumë të larta”, tha Rama.

Zv/ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani u shpreh se, ambientet e shkollës janë ambiente të investuara në kuadër të projektit të binjakëzimit dhe se është bërë një punë dyvjeçare, që nga momenti që ka ardhur EHL-ja me gjithë grupin e vetë të konsulencës, bënë një analizë fizibiliteti, bënë një studim dhe vizita me të gjithë aktorët e turizmit në vend.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Spiropali: Kërkesa për interpelancë mbi fakte dhe jo shpifje
Next Article Largohen disa deponi të egra në komunat Gjorçe Petrov, Çair dhe Butel

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?