By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rritje e rasteve të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Rritje e rasteve të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve
Kronika

Rritje e rasteve të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve

admin
Last updated: 17/12/2024 10:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit, ku viktima kryesisht ishin gra.

Rastet e raportuara janë si më poshtë:

Prishtinë – 16.12.2024, ora 14:50. Një rast i dhunës fizike u raportua pasi i dyshuari mashkull kosovar kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare pas një mosmarrëveshjeje. Të dyja palët u intervistuan dhe me vendim të prokurorit, rasti do të procedohet në rregullt.

Po në Prishtinë në të njëjtën ditë rreth orës 20:00, një person mashkull kosovar u arrestua pasi në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë psikike ndaj një femre kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një rast i ngjashëm ndodhi edhe në Drenas ku i dyshuari mashkull kosovar u arrestua pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një viktime femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Edhe në Suharekë një mashkull kosovar u arrestua pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht një femër kosovare. Prokurori i rastit ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

Kurse në Rahovec dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë janë raportuar se kishin ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një femre kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti i fundit i raportuar në Skenderaj daton nga 31.10.2024, por arrestimi i të dyshuarit mashkull kosovar u bë më 16 dhjetor. I dyshuari akuzohet se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një viktime femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës vazhdon thirrjen për denoncimin e rasteve të dhunës në familje, duke apeluar për reagim të shpejtë dhe mbrojtjen e viktimave. Rastet e lartëpërmendura mbeten në procedura ligjore.

You Might Also Like

Përleshje mes anëtarëve të dy klubeve të arteve marciale në Bit Pazar, disa persona të lënduar

Aksion antidrogë në Kosovë – kapen 25 kg marihuanë dhe arrestohen 3 persona

Në një shtëpi në Viti gjenden mallra të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut

Bie nga shkallët, lëndohet rëndë punonjësja e Gjinekologjisë së Çairit

Sulmohet me qytën e pistoletës pasi mbrojti vajzën e tij të mitur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Konferenca e tretë ndërqeveritare Shqipëri-BE, ministri i jashtëm hungarez: Anëtarësimi i Shqipërisë do forcojë BE-në
Next Article Jennifer Lopez shfaqet provokuese në shfaqjen e “Unstoppable” të Ben Affleck

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?