By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Intervistë me kampionin botëror, Kristian Malocaj: Ndryshe nga të tjerët? Unë nuk dorëzohem kurrë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Intervistë me kampionin botëror, Kristian Malocaj: Ndryshe nga të tjerët? Unë nuk dorëzohem kurrë
Sport

Intervistë me kampionin botëror, Kristian Malocaj: Ndryshe nga të tjerët? Unë nuk dorëzohem kurrë

admin
Last updated: 04/01/2025 15:40
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Intervistë me kampionin botëror, Kristian Malocaj

Ndryshe nga të tjerët? Unë nuk dorëzohem kurrë

I ri, ambicioz dhe shumë i suksesshëm. Është ky Kristian Malocaj, shqiptari që nuk din të ndalet në boks. Kampion disa herë, vitin e kaluar u shpall dhe kampion bote por thotë se do të vazhdojë edhe më tej. Në një intervistë të fundit për mediat ai përshkruan fillimet dhe karierën e tij se si ka ecur ndërvite.

Diçka më shumë për Kristianin, çfarë ka ndryshuar këto vitet e fundit në jetën dhe karierën tënde?

Në vitin 2024 ka ndryshuar shumë, nn prill mora titullin (WBC World Boxing Champion) edhe titullin botëror  (Enfusion Cage Event).A jeni penduar që keni zgjedhur pikërisht boksin?

Penduar nuk jam aspak sepse boksi është sporti im i preferuar, më pëlqen jashtë mase.

A e ke arritur synimin tënd në karrierë? 

Synimin tim e kam arritur, për mua ishte shumë e rëndësishme të marr titullin botëror por akoma dua të vazhdoj për tituj tjerë të luftoj.

I mban mend trajnerët e parë që të kanë mësuar boksin?

Trajneri im që e kam dhe vazhdoj akoma boksin (Marco Hartmann), te ai jam akoma dhe do të vazhdoj deri në fund sepse qëndroj besnik në këtë drejtim.

Sa herë je shpallur kampion deri më tani? 

Jam shpallur 11 herë kampion në Gjermani dhe më 14 dhjetor të vitit të kaluar edhe kampion bote.

Sa e ke pas ndihmën e bokserëve më me përvojë? 

Kam luftuar kundër kundërshtarëve shumë të mirë dhe me përvojë në Tajlandë dhe si rezultat kam mësuar shumë dhe jam zhvilluar shumë mirë ne karrierën time.

Si është dita e Kristianit nga mëngjesi deri kur bie në gjumë? 

Dita ime fillon në ora 5 të mëngjesit, nga ora 6 deri në ora 16 jam ne punë dhe kur vij pushok pak, nga ora 18:30 shkoj në trening deri në ora 21, pastaj në shtëpi bëhem gati për ditën e nesërme dhe flej gjumë.

Ke menduar që të kthehesh në vendlindje ndonjëherë përgjithmonë? 

Të rikthehem përgjithmonë nuk e kam menduar sepse unë kam stabilizuar jetën në Gjermani si në punë ashtu dhe në sport.

A ke ndonjë boksier si shembull?

Nuk kam ndonjë si shembull.

Çfarë mendon se të bën ty ndryshe nga boksierët e tjerë?

Mendoj se më bën ndryshe vullneti që kam shumë të fortë, jam agresiv dhe nuk dorëzohem kurrë.

Për çfarë do që të mbahesh mend në fund të karrierës tënde?

Besoj që do mbahem mend si një bokser i zellshëm dhe ambicioz dhe një sportist me zemër të madhe.

Supozojmë se ke vetëm një ndeshje të fundit, kë do zgjidhje si kundërshtar?

Po të ishte ndeshja e fundit do doja të ndeshem me Suphachai Saepong, por edhe kjo ndeshje u mbyll vitin e kaluar. Unë me këtë rast dua të falenderoj tre burra që më kanë mbështetur në përgatitjen time dhe që më kanë ndihmuar shumë në jetë dhe në sport, Marco Hartmann, Ole Peters dhe Stefan Overdick.

You Might Also Like

Aprilia dominon Assenin, podium historik dhe fundjavë perfekte në MotoGP

Ka lindur, është rritur dhe ka luajtur për Holandën – por Afellay me zemër do ta mbështet Marokun

Lojtarët me më së shumti çmime “Lojtari i Ndeshjes” në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026

Fantastike: Jon Kuka e mposht serbin Markovic në “repesazh” me Ippon

Zyrtare: Enzo Maresca trajner i Man Cityt

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Boçvarski: Autostrada Stracin – Kriva Pallankë është projekt i LSDM
Next Article Trump: Do të ketë vetëm dy gjini, mashkull dhe femër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aleanca për Shqiptarët zgjedh Shkëlqim Musliun në krye të degës së Likovës
Maqedoni
Ali Ahmeti: Saraji dëshmoi se mbetet bastion i fuqishëm i organizimit tonë politik
Maqedoni
11 zjarre të evidentuara në hapësira të hapura
Maqedoni
Mexhiti: Pas rikonstruimit, VLEN do të udhëheqë me 6 ministri – 3 miliardë euro investime në vendbanimet shqiptare
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?