By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski për Grubin: Të gjithë të arratisurit nga drejtësia, të vijnë dhe të përballen me faktet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski për Grubin: Të gjithë të arratisurit nga drejtësia, të vijnë dhe të përballen me faktet
MaqedoniTOP LAJM

Mickoski për Grubin: Të gjithë të arratisurit nga drejtësia, të vijnë dhe të përballen me faktet

admin
Last updated: 07/01/2025 12:35
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 janar – Kryeministri Hristian Mickoski sot ju bëri thirrje të gjithë të arratisurve nga drejtësia të kthehen në vend dhe të përballen me dëshmitë që të mund të shihet nëse janë fajtorë.

“Nuk do të doja të spekuloja. Por, ju bëj thirrje të gjithë atyre që ikën nga drejtësia, të vijnë dhe të përballen me faktet, argumentet dhe dëshmitë para organeve që të mundemi të nxjerrim konkluzion nëse ata janë fajtorë për atë që ekziston dyshimi. Nuk do të mund të zbuloj çfarëdo lloj hollësish lidhur me të arratisurit nga drejtësia”, tha Mickoski i pyetur nëse Qeveria ka bashkëpunim me Qeverinë shqiptare pas informacioneve se Grubi gjendet në territorin shqiptar.

Ish zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, bashkë me ish drejtorin e “Lotarisë Shtetërore” Përparim Bajrami, kërkohet me urdhër arrest lidhur me keqpërdorimet në Lotarinë Shtetërore në vlerë mbi tetë milionë euro. Me kërkesë të Prokurorisë Publike, u është caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Grubi është vendosur në listën e zezë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së më 9 dhjetor bashkë me gjykatësin e Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion të madh.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Televotimi kokë me kokë nga i cili u largua Gjesti, Lela: Leo e çoi amanetin në vend
Next Article VLEN: BDI shkatërroi mjedisin, VLEN me masa konkrete për ajër të pastër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?