By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tatimet mblodhën 405,6 miliardë lekë në buxhet në 2024-ën, 48,5 miliardë lekë më shumë se në 2023
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Tatimet mblodhën 405,6 miliardë lekë në buxhet në 2024-ën, 48,5 miliardë lekë më shumë se në 2023
Shqipëri

Tatimet mblodhën 405,6 miliardë lekë në buxhet në 2024-ën, 48,5 miliardë lekë më shumë se në 2023

admin
Last updated: 07/01/2025 12:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Të ardhurat e mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve gjatë vitit 2024 llogariten në 405,6 miliardë lekë.

Sipas statistikave të publikuara nga DPT, të ardhurat e mbledhura në buxhet rezultuan 5,1 miliardë lekë më të larta krahasuar me planin, si dhe 48,5 miliardë lekë më të larta krahasuar me vitin 2023.

Vetëm gjatë muajit dhjetor, DPT mblodhi 35,5 miliardë lekë, ose 1,8 miliardë lekë më tepër se e njëjta periudhë e vitit të mëparshëm.

Në vitin 2025, të ardhurat totale të buxhetit të shtetit parashikohen të arrijnë 754,650 milionë lekë, nga këto, të ardhurat tatimore 709,854 milionë lekë dhe brenda zërit të të ardhurave tatimore, të ardhurat që mblidhen nga tatimet dhe doganat 499,187 milionë lekë.

Ndërkohë, të ardhurat nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe sigurimet shëndetësore, planifikohen të jenë 168,989 milionë lekë.

Faktorët që janë marrë në konsideratë, të cilët ndikojnë në rritjen e të ardhurave për vitin 2025, përfshijnë kuadrin makroekonomik për vitin 2025 ku është parashikuar rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 3,9% dhe indeksi i çmimeve 3%, si dhe paketën fiskale 2025, me propozime të cilat gjenerojnë të ardhura shtesë në zërin e akcizës dhe nga taksat nacionale.

Njëkohësisht të ardhurat që do të gjenerohen në formën e të ardhurave nga tatimi mbi pagën dhe kontributet si rezultat i zbatimit nga qeveria të reformës në fushën e pagave në 1 korrik 2024 dhe që do të ketë efekt në muajt e parë të vitit 2025, si dhe të ardhurat e projektuara që do të gjenerohen nga përmirësimi në administrimin e tatimeve, taksave dhe detyrimeve të kontributeve, hapa të cilat janë parashikuar edhe në kuadër të zbatimit të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave, 2024-2027.

You Might Also Like

Arrestimi i 34-vjeçares në Rinas dhe dërgimi në burg bashkë me foshnjën, reagon menjëherë Presidenti Begaj

Protesta ‘ndez’ Kuvendin! Balla: Jeni opozitë e përdhunuar! Lamallari: Distancohuni nga njerëzit me kapuç në protestë

“S’duhet as t’i akuzojmë e as t’i linçojmë protestuesit”, Spiropali replikon me Berishën dhe i jep mesazh edhe Ramës: E keni guximin për të ndryshuar sistemin elektoral që sot ka prodhuar banalitet?

“O tradhtarët e kombit!”/ Protestuesit i zënë pritë deputetit të PS-së, Ervin Hoxha, e sulmojnë me vezë (VIDEO)

Një seancë e paplanifikuar më 30 korrik: Kuvendi nuk mbyllet aty ku pritej

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha e quajti “kriminel elektoral”, reagon Majko: Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar
Next Article ”Bild”: Shqipëria, në krye të destinacioneve për vitin 2025

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?