By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vota e diasporës, Berisha: Do të miratojmë çdo kërkesë që i shërben transparencës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Vota e diasporës, Berisha: Do të miratojmë çdo kërkesë që i shërben transparencës
Shqipëri

Vota e diasporës, Berisha: Do të miratojmë çdo kërkesë që i shërben transparencës

admin
Last updated: 10/01/2025 15:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se është pro ndryshimeve, qoftë edhe atyre ligjore, në favor të realizimit të votës së diasporës, ndërsa shtoi se po zhvillohen negociata mes palëve politike.

“Kemi shpallur publikisht se kërkesat e arsyeshme që shkojnë në favor të transparencës dhe mundësisë së votës së diasporës do të miratohen nga ne, qoftë edhe në rast se do të duhen ndryshime të tjera ligjore”, tha Berisha.

Berisha tha se opozita do ta kërkojë çështjen e koalicioneve parazgjedhore, por prioritet ka vota e diasporës.

“Do rishqyrtohet, por nuk mund të them se do vendoset si kusht, sepse ne i kemi dhënë përparësi absolute votës së diasporës, të cilën nuk e ka dashur Edi Rama, por merita e eksponentëve të diasporës që e çuan në Gjykatë Kushtetuese dhe e qëndrimeve tona. Ne jemi të vendosur të bëjmë çdo përpjekje për t’i shërbyer mundësimit të transparencës së saj”, tha Berisha.

Kryedemokrati tha po ashtu se shumë shpejt brenda Partisë Demokratike do të zhvillohen edhe primaret. Sa i takon takimeve elektorale me diasporën, Berisha tha se janë zhvilluar një mori takimesh në Greqi, në Itali dhe në këtë formë do të zhvillohen dhe takimet e tjera.

Sakaq, Berisha premtoi se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike do të kalohet vendimi për mikrohidrocentralet, duke i hapur rrugë energjisë falas për çdo komunitet që ka një burim uji.

“Qeveria e PD do të kalojë në projektin e saj të mikrohidrocentraleve me të cilat do lejojë çdo komunitet që burimin e tij të ujit, të vendosin turbinën, të prodhojnë energjinë pa lekë për komunitetin, praktikë kjo e ndjekur nga vendet që nuk kanë ujë dhe nuk kanë asnjë pikë ujë më shumë se Shqipëria. Dhe do e ndjekim edhe ne këtë praktikë”, tha Berisha.

Berisha tha gjithashtu se kur PD të vijë në pushtet, çmimet e energjisë do të jenë 7 lekë për 300 kilovatët e parë, 100 lekë për 400 kilovatët e tjerë dhe 1 mijë lekë për të pasurit.

“Mbi to do ketë një shkrim të tretë për konsumatorët familjarë. Për ata që jetojnë në lukse, i kanë të florinjta edhe tualetet, ata do njohin një çmim të tretë të paktën 1 mijë lekë kilovati. Në këtë mënyrë, biznesi do zbresë aty ku ka qenë, 60 lekë kilovati”, tha Berisha.

Berisha shtoi më tej se Shqipëria do të qëndrojë me çmimet më të ulëta në Europë për energjinë dhe jo duke marrë ndikimin që pati gazi rus.

You Might Also Like

Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale

Ministri Nufi në Departamentin e Shtetit: Forcojmë bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në mbrojtje

Doganat, masa për sezonin veror, lehtësi për kalimin e qytetarëve dhe të mallrave

Mbeti e plagosur nga përplasja e dy automjeteve në aksin Lin-Pogradec, ndërron jetë pasagjerja

Anembanë botës, nga Europa në SHBA e Kanada! Protestat masive të shqiptarëve pushtojnë kryeqytetet kryesore: Rama jep dorëheqjen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kompensimi i financiar, Kadastra: Garantojmë sigurinë juridike, shpronësohen 420 prona
Next Article Rama: Tregu i Rusit një hapësirë e bukur dhe dinjitoze

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?