By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mblidhet grupi parlamentar i PD, Berisha: Deputetët të udhëtojnë për takime me diasporën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Mblidhet grupi parlamentar i PD, Berisha: Deputetët të udhëtojnë për takime me diasporën
Shqipëri

Mblidhet grupi parlamentar i PD, Berisha: Deputetët të udhëtojnë për takime me diasporën

admin
Last updated: 10/01/2025 15:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ditën e sotme është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Kreu i PD-së Sali Berisha në fjalën e tij u kërkoi deputetëve demokratë që të udhëtojnë për takime me diasporën, kudo që ata kanë lidhje të efektshme.

“Grupi parlamentar, çdo deputet është i ftuar të koordinojë me qendrën këtu, çdo takim të mundshëm që mund të organizojë me emigracionin. Kështu që ne do të bazojmë fushatën tonë në qindra e qindra takime ku secili prej jush, aty ku ka lidhjet dhe mundësitë. Por ne duhet ti qëmtojmë, ti gjejmë dhe gjatë kësaj periudhe të përparësojmë me këto takime”, tha Berisha.

Berisha theksoi me tej se secili duhet “të marrë përsipër të paktën të trefishojë votën e tij, edhe me dy vota të tjera nga diaspora”.

“Kështu që do bëni edhe me grupet, sipas mundësive që keni, të organizohen grupe deputetësh, 4-5-6 mund të shkojnë në SHBA, vetëkuptohet me shpenzime personale, se ky është buxheti.

Të tjerë mund të shkojnë në Gjermani, Greqi, Itali dhe kudo ku keni lidhjet më të efektshme. Përdorni klubet, lokalet e shqiptarëve. Përdoren, siç e bënë ata, sallë shkolle në Britaninë e Madhe, përdoren gjëra me çmime të përballueshme”, tha Berisha.

Berisha shtoi me tej se kjo fushatë duhet të përfshijë të gjithë botën.

“Them që ne të bëjmë gjithçka dhe të përgatisim në këtë mënyrë, fitoren e thellë të opozitës shqiptare, të PD-së dhe aleatëve të saj. Aleatët e PD, edhe ata të përfshihen në këto grupe, sipas njohjeve dhe mundësive”, tha Berisha.

Sipas Berishës “elektorati jashtë vendit është të paktën në masën 70%, për të mos thënë më shumë, është antiqeveri”.

“Potenciali ynë është i jashtëzakonshëm në diasporë dhe emigracion. I them këto se, votimi me sistemin e përcaktuar është realisht mundësia e vetme e tyre për të ushtruar të drejtën kushtetuese”, tha Berisha.

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama: Tregu i Rusit një hapësirë e bukur dhe dinjitoze
Next Article Tabaku: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike, masë që do të lehtësonte faturat e familjeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?