By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, shpallet logoja fituese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, shpallet logoja fituese
Shqipëri

Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, shpallet logoja fituese

admin
Last updated: 10/01/2025 16:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tirana do të ketë tashmë edhe identitetin e tij vizual, si “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”. Kompania e përfaqësuar nga grafik-dizajneri, Endri Dulellari – fitues i disa garave të ndryshme – 99design.com, u përzgjodh nga juria, mes 80 aplikimeve, si fituese e konkursit të logos me të cilën Tirana do të përfaqësohet si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se në kryeqytetin shqiptar arti dhe kultura mbështeten më shumë se kudo tjetër në Ballkan. “Tirana është qyteti që financon artin dhe kulturën më shumë se çdo qytet tjetër i Ballkanin dhe kjo nuk ha fare diskutim. Ndonjëherë, jemi të ngjashëm edhe me shumë kryeqytete të Bashkimit Evropian, kur vjen puna te përqindja që zë arti e kultura në buxhetin tonë. Dhe për të gjithë ata që thonë se këto janë gjëra kalimtare, mjafton të shikojnë se si ka një lidhje midis investimit në art e kulturë dhe rritjes së turizmit”, tha ai.

Veliaj shtoi se këtë vit, përveç financimit të eventeve në art e kulturë, do të rikuperohen edhe një sërë hapësirash publike që janë në pronësi të bashkisë së Tiranës. “Duam të financojmë edhe një disa hapësira publike të ngjashme me kinema “Agimin” dhe shtëpitë studio “Kadare-Agolli”. Te Sarajet do të bëjmë Muzeun e Etnografisë, kurse tek ish-komanda e Gardës duam të kemi një muze të trashëgimisë kulturore të Tiranës”, u shpreh kryebashkiaku.

Për kreun e bashkisë, investimet, organizimi i aktiviteteve të përbashkëta me qytete të tjera të Unionit të Mesdheut do të ishte mesazhi më domethënës dhe më i bukur nga kryeqyteti shqiptar.

Duke falenderuar skuadrën e bashkisë së Tiranës për punën e kryer, Veliaj shprehu bindjen se kryeqyteti shqiptar do të vijojë të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Interpelanca kundër deputetes Ilire Dauti ka bashkuar koalicionin VLEN dhe Frontin Europian
Next Article FSK-ja nis kërkimin e 27-vjeçarit që ra nga Ura e Fshajtë para dy jave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?