By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Begaj: Verifikim në kohë i pastërtisë së figurave që do të kandidojnë në zgjedhjet e 11 majit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Begaj: Verifikim në kohë i pastërtisë së figurave që do të kandidojnë në zgjedhjet e 11 majit
Shqipëri

Begaj: Verifikim në kohë i pastërtisë së figurave që do të kandidojnë në zgjedhjet e 11 majit

admin
Last updated: 14/01/2025 15:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua sot me drejtuesit e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ku kërkoi verifikimin në kohë të pastërtisë së figurave që do të kandidojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Presidenti vlerësoi angazhimin e këtij institucioni për çështjet e përballjes me të shkuarën, ndërsa i garantoi mbështetje Autoritetit në përmbushjen e funksioneve që i ngarkon ligji.

“Duke nderuar historinë, ne i thërrasim ndërgjegjes sonë që të mësojmë nga gabimet e së shkuarës. Duhet të ndërtojmë një model të së drejtës në shoqëri, që nis nga rivlerësimi i të gjitha mohimeve të dhunshme që u janë bërë ish-të persekutuarve në Shqipëri.
Krijimi i kulturës së pendesës dhe ndjesës së vërtetë nga autorët e këtij persekutimi është, gjithashtu, një vonesë e pajustifikueshme. Hipokrizia edhe mungesa e konsekuencës në vendosjen e këtij modeli këto 34 vjet, duhet të marrin fund”, u shpreh Begaj.

Gjatë bashkëbisedimit, kreu i shtetit theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe edukimit të të rinjve shqiptarë që nuk e kanë jetuar atë regjim.

“Brezi i ri duhet të mësojë për të kaluarën, që historia të mos përsëritet”, u shpreh Presidenti Begaj.

Ndërsa kemi hyrë në vitin elektoral, Presidenti kërkoi nga Autoriteti i Dosjeve të bëjnë përpjekje për verifikimin në kohë të pastërtisë së figurave që do të kandidojnë në zgjedhjet parlamentare, në mënyrë që zgjedhësit të përfaqësohen denjësisht nga figura që nuk kanë lidhje me të shkuarën.

You Might Also Like

Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale

Ministri Nufi në Departamentin e Shtetit: Forcojmë bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në mbrojtje

Doganat, masa për sezonin veror, lehtësi për kalimin e qytetarëve dhe të mallrave

Mbeti e plagosur nga përplasja e dy automjeteve në aksin Lin-Pogradec, ndërron jetë pasagjerja

Anembanë botës, nga Europa në SHBA e Kanada! Protestat masive të shqiptarëve pushtojnë kryeqytetet kryesore: Rama jep dorëheqjen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zhupa: Kushtetuesja pranon padinë për rrëzimin e ligjit të Zonave të Mbrojtura
Next Article Nënshkruhet marrëveshja, reduktohet në 15 ditë koha për pajisjen me dokumente biometrikë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?