By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Moyes konfirmon lëndimin e rëndë të Armando Brojës, shqiptari mund të kthehet te Chelsea
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Moyes konfirmon lëndimin e rëndë të Armando Brojës, shqiptari mund të kthehet te Chelsea
Sport

Moyes konfirmon lëndimin e rëndë të Armando Brojës, shqiptari mund të kthehet te Chelsea

admin
Last updated: 16/01/2025 10:58
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Trajneri i Evertonit, David Moyes ka konfirmuar lëndimin e rëndë të sulmuesit shqiptar, Armando Broja, të cilit mund t’i ndërpritet huazimi dhe të rikthehet te klubi i tij Chelsea.

Sulmuesi shqiptar ishte i pafat javën e kaluar në ndeshjen e raundit të tretë të Kupës FA mes Evertonit dhe Peterboroughit.

Broja u inkuadrua në lojë në minutën e 68-të, por menjëherë në minutën e 83-të, pësoi një lëndim të rëndë, i cili e detyroi të largohet nga fusha me barelë.

Disa ditë pas kësaj ndeshje, trajneri i Evertonit, Moyes ka treguar lëndimin e Brojës duke thënë se mund të mungojë deri në tre muaj.

Përveç kësaj, Evertoni mund t’ia ndërpresë huazimin dhe sulmuesi shqiptar të kthehet te Chelsea për rehabilitimin e tij nga lëndimi.

“Ne mendojmë se ai do të jetë jashtë për diku 10-12 javë. Janë ligamentet e kyçit të këmbës”, ka thënë fillimisht Moyes.

“Kjo ndoshta do të thotë se ka një mundësi që ai do të duhet të kthehet në Chelsea”, përfundoi trajneri i Evertonit.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Drilonit i dridhen duart, videoja që ka ngritur shqetësim tek përdoruesit në internet: A është mirë me shëndet?
Next Article Një skuadër tjetër amerikane po e rivalizon Inter Miamin për Neymarin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?