By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nuk ka kthim mbrapa – Real Madridi po fillon me revolucion në skuadër: Tre lojtarë do të shiten
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Nuk ka kthim mbrapa – Real Madridi po fillon me revolucion në skuadër: Tre lojtarë do të shiten
Sport

Nuk ka kthim mbrapa – Real Madridi po fillon me revolucion në skuadër: Tre lojtarë do të shiten

admin
Last updated: 17/01/2025 08:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Real Madrid thuhet se do të largojë Aurelien Tchouamenin, Ferland Mendyn dhe Lucas Vazquezin, sipas një raportimi nga Fichajes.net.

Kjo vjen pasi Los Blancos pësuan një humbje 5-2 kundër Barcelonës në Superkupën e Spanjës të dielën, më 12 janar dhe ndaj Celta Vigos nuk është se bënë  më  mirë, pasi u dashtën vazhdimet për të kaluar tutje në Kupën e Mbretit.

Tchouameni ka pasur vështirësi si një qendërmbrojtës i improvizuar për Madridin këtë sezon. Francezi ka qenë përgjegjës edhe për disa gabime që kanë bërë që Madridi të pranojë në mbrojtje.

Kështu, Madridi thuhet se është i gatshëm ta shesë atë pasi ai ka qenë i lidhur me Liverpoolin në muajt e fundit.

Tchouameni ka regjistruar 23 paraqitje për Madridin këtë sezon dhe ai ka kontraktuar në Bernabeu deri në qershor 2028.

Duke pasur parasysh vlerën e tij të transferimit prej 80 milionë euro sipas Transfermarkt, të ardhurat nga shitja e tij e mundshme mund të përdoren për nënshkrimin e një mesfushori të ri.

Ndërkohë, performanca e Mendyt ka rënë këtë sezon pasi nuk ka arritur të regjistrojë një kontribut gol në 20 ndeshje. Nga ana tjetër, kontrata e tij në Bernabeu do të përfundojë në verë.

Fichajes.net raporton se francezi ka kërkuar rritje rroge. Megjithatë, Madridi raportohet se nuk dëshiron të përmbushë kërkesën e tij. Kjo mund të nënkuptojë se ata mund të jenë të gatshëm ta largojnë atë në fund të sezonit 2024-25.

Së fundi, Vazquez është gjithashtu një nga lojtarët të cilit kontrata në Bernabeu i skadon në verë. Performanca e spanjollit si mbrojtës i djathtë ka qenë gjithashtu jokonsistente.

Ndjekja e Madridit për Trent Alexander-Arnold të Liverpoolit mund të jetë gjithashtu një tregues se ata mund të largojnë Vazquezin.

Në 25 paraqitje, spanjolli ka shënuar dy gola dhe ka regjistruar tri asistime këtë sezon.

You Might Also Like

Bayern Munich i dërgon një mesazh të ri Real Madridit për të ardhmen e Michael Olise

Monedha e fatit e Cucurellas, rituali që i solli Spanjës titullin botëror edhe në vitin 2026

Alvaro Arbeloa nuk largohet i vetëm nga Reali, i kërkon dy yjet madrilen në Ligën Premier

A e shtyu Rodri – Donald Trumpin gjatë festimeve të Kupës së Botës? Momenti i sikletshëm bëhet viral

Yamal, Messi apo Rodri? Kush është tani favoriti për ta fituar Topin e Artë?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Parashikimi i motit në Shqipëri
Next Article Melania Trump i hedh kunja çiftit Obama: Nuk na dhanë informacione kur u shpërngulëm në Shtëpinë e Bardhë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?