By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “FloodNorthAlb”, strukturat e Mbrojtjes Civile të Ballkanit dhe Evropës stërvitje të përbashkët në Shkodër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “FloodNorthAlb”, strukturat e Mbrojtjes Civile të Ballkanit dhe Evropës stërvitje të përbashkët në Shkodër
Shqipëri

“FloodNorthAlb”, strukturat e Mbrojtjes Civile të Ballkanit dhe Evropës stërvitje të përbashkët në Shkodër

admin
Last updated: 17/01/2025 10:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Struktura të Mbrojtjes Civile nga vendet e Ballkanit dhe disa vende të Europës Perëndimore, do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët në Shkodër, për të demonstruar mënyrën e organizimit dhe bashkëpunimit për t’iu kundërvënë bashkërisht fatkeqësive natyrore, siç është edhe përmbytja.

FloodNorthAlb – është emërtuar stërvitja që do të zhvillohet në muajin prill, në ultësirën e Shkodrës, përgjatë bregut të lumit Buna. Stërvitja e madhe është paraprirë nga disa konferenca planizuese për të koordinuar pjesëmarrjen dhe angazhimin e mjeteve dhe forcave që do të përfshijnë vendet pjesëmarrëse.

FloodNorth Al, është një nismë e mbështetur nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së dhe zbatohet në Shqipëri, nën menaxhimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Ajo e vë theksin te gatishmëria, bashkëpunimi ndërkufitar dhe përmirësimi i procedurave për menaxhimin e emergjencave.

Për këtë qëllim, këtë javë u përmbyll në Tiranë edhe konferenca e fundit planifikuese e kësaj stërvitjeje të madhe, e cila i hap rrugë organizimin konkret të stërvitjes në terren.

Duke qenë se fatkeqësitë natyrore, përmbytjet, zjarret, tërmetet etj, nuk njohin kufij dhe shtete, edhe reagimi duhet të jetë i përbashkët. Shqipëria është pjesë e marrëveshjeve ndërkombëtare që mundësojnë operacione të përbashkëta kundër këtyre fatkeqësive dhe ajo ka ndihmuar vende të tjera, sikundër ka përfituar nga ndihma e vendeve të tjera, kryesisht gjatë verës kur ka pasur zjarre të mëdha.

     

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama: 5 mijë vende të lira pune në Platformën Kombëtare të Punësimit
Next Article Proda takim me zv/presidentin e policisë çeke: Bashkëpunimi, mbi baza besimi dhe profesionalizmi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?