By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shkollat fillore dhe të mesme rihapin dyert të hënën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Shkollat fillore dhe të mesme rihapin dyert të hënën
Arsimi dhe ShkencaMaqedoni

Shkollat fillore dhe të mesme rihapin dyert të hënën

admin
Last updated: 18/01/2025 16:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 janar – Thuajse në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme janë kryer përgatitjet e fundit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor. Vëmendje e posaçme i është kushtuar higjienës në shkolla sidomos tani kur numri i rasteve me viroza të ndryshme është i lartë. Drejtoresha e shkollës fillore “Liria” në Çair tha për Alsat se që nga dita e parë e mësimit do të evidentohen mungesat e nxënësve për të parë gjendjen reale të nxënësve të prekur nga gripi.

“Të gjitha përgatitjet për fillimin e këtij gjysmëvjetori i kemi realizuar sa i përket pastrimit të shkollës, rregullimit, dezinfektimit, deratizimit të shkollës po edhe në aspektet tjera, përgatitjeve të tjera. Mendojmë që jemi të gatshëm për një fillim të mbarë të këtij gjysmëvjetori. Sa i përket numrit të të prekurve me gripin sezonal shpresojmë që ky numër do të zvogëlohet e këtë gjendje ne më së miri do ta shohim ditën e hënë kur do të na vijnë fëmijët edhe do të kemi një pasqyrë të realtë se sa fëmijë i kemi të prekur nga gripi sezonal”, tha Teuta Idrizi, drejtore sh.f “Liria”.

Idrizi kujtoi se shkolla që ajo drejton tashmë është furnizuar edhe me lëndë djegëse, të mjaftueshme deri në përmbyllje të sezonit të ngrohjes.

“Edhe në aspektin e ngrohjes jemi të përgatitur, ne kemi ngrohje vetanake jemi të furnizuar me naftë. Kishim edhe mbledhjen e këshillit të arsimtarëve, gjithçka është planifikuar, vazhdojmë me oraret e zakonshme, me organizimin e turneve me të cilat funksionon shkolla dhe gjithçka është në rregull”, shtoi Teuta Idrizi, drejtore e sh.f “Liria”.

Gjysmëvjetori i dytë ose në përgjithësi viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor. Pushimi pranveror që e shijuan vitin e kaluar nuk ekziston më për shkak se kështu vendosi ministrja e re e Arsimit, Vesna Janevska me arsyetimin se këtë e kërkuan prindërit dhe nxënësit në një anketë të realizuar nga MASH.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Numri i personave që kërkojnë lëmoshë është shumë i lartë
Next Article Qeveria: Mickoski, Mexhiti dhe Mucunski do të marrin pjesë në inaugurimin e presidentit amerikan Donald Tramp

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?