By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti nga Struga: VLEN po rregullon statusin e qindra të punësuarve të manipuluar për vota ndër vite nga BDI
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti nga Struga: VLEN po rregullon statusin e qindra të punësuarve të manipuluar për vota ndër vite nga BDI
MaqedoniTOP LAJM

Mexhiti nga Struga: VLEN po rregullon statusin e qindra të punësuarve të manipuluar për vota ndër vite nga BDI

admin
Last updated: 19/01/2025 13:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Strugë, 19 janar – Zëvendëskryeministri i parë dhe kryetar i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në takimin me strukturat e partisë në Strugë për themelimin e degës lokale, theksoi angazhimin për zgjidhjen e çështjeve të mbartura ndër vite dhe kritikoi ashpër opozitën shqiptare dhe politikën e saj të kaluar.

“Nuk kanë të drejtë të flasin ata që për 20 vite kanë pasur pushtetin dhe nuk kanë arritur të kontribuojnë mjaftueshëm për shqiptarët. Ne jemi vetëm gjashtë muaj në qeveri dhe kërkojmë një mandat, jo 20 vite, për të treguar ndryshimin,” deklaroi Mexhiti.

Një prej vendimeve të rëndësishme që u prezantua ishte rregullimi i statusit të qindra të punësuarve me kontrata të përkohshme, të cilët ishin lënë në pritje dhe të manipuluar për qëllime politike.
“Ne sot kemi sjellë një vendim në qeveri për të zgjidhur statusin e qindra të punësuarve që i kanë lënë me vite në pasiguri, duke i manipuluar për vota. Ne veprojmë ndryshe – nuk kemi ardhur në pushtet për t’u hakmarrë, por për të sjellë drejtësi dhe stabilitet,” theksoi ai.

Duke kritikuar opozitën aktuale shqiptare, të cilën e quajti “të kapurit e Mijallkovit dhe Gruevskit”, Mexhiti nënvizoi se shqiptarët duhet të analizojnë faktet dhe të kuptojnë rrethanat aktuale.
“Imagjinoni se çfarë do të bënin ata në një qeveri ku VMRO dhe ZNAM do të kishin shumicën absolute prej 65 deputetësh,” tha ai.

Takimi në Strugë dëshmoi përkushtimin e Lëvizjes Demokratike për të adresuar sfidat dhe për të ndërtuar një qasje gjithëpërfshirëse në shërbim të qytetarëve shqiptarë.

You Might Also Like

MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik

Editorial – BE-ja qindraherë ka thënë se duhet përmirësohet sundimi i ligjit, por apelet po shkojnë në vesh të shurdhër!

Bekim Sali priti pjesëmarrësit e “FOLK FEST SKOPJE 2026”: Kultura dhe arti janë ura që bashkojnë popujt

Shasivari takon përfaqësuesit e OKB-së dhe UNOPS-it: Përshpejtohet transformimi digjital i drejtësisë

Mickoski: Deri në fund të javës ujë teknikisht i rregullt në Gostivar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Janevska nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve ju uroi tejkalim të suksesshëm të sfidave të reja
Next Article Ushtria gjermane dhe Ministria e Mbrojtjes braktisin X, zgjedhin WhatsApp

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?