By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Këshilli gjyqësor ka vendosur të shpallë zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Supreme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Këshilli gjyqësor ka vendosur të shpallë zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Supreme
Maqedoni

Këshilli gjyqësor ka vendosur të shpallë zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Supreme

admin
Last updated: 22/01/2025 19:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 janar – Këshilli Gjyqësor ka marrë vendim për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Supreme në vend. Dy muaj pas përfundimit të mandatit të kryetares aktuale, Besa Ademi, Këshilli gjyqësor ka formuar Komisionin që do të shqyrtojë kriteret për përzgjedhjen e kreut të ri të instancës më të lartë gjyqësore në vend. Përveç Gjykatës Supreme, është marrë vendim që të shpallet edhe zgjedhja e kryetarëve të disa gjykatave të tjera themelore në vend.

“Është duke u formuar komision për verifikimin e plotësimit të kushteve dhe kritereve për zgjedhjen e kryetarëve të gjykatave pas vendimit për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e kryetarëve të Gjykatës Supreme, Gjykatës Themelore Berovë, Gjykatës Themelore Dellçevë, Gjykatës Themelore Ohër dhe Gjykatës Themelore Radovish, e përbërë nga: Vesna Dameva, kryetare e Komisionit, Ivica Nikollovski, anëtar i Komisionit dhe Xheneta Bektoviq, anëtare e Komisionit”, deklaroi Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit gjyqësor.

Siç mësohet jozyrtarisht, kryetarja aktuale Besa Ademi do të kandidojë për mandat të dytë. Kryetare e Gjykatës Supreme ajo ishte zgjedhur më 2 shkurt 2021. Këshilli Gjyqësor tentoi ta shkarkojë një herë, por nisma dështoi pasi nuk mori mbështetje nga shumica e anëtarëve. Shkarkimi i Ademit u vu në rendin e ditës të Këshillit pasi kryetarja paraprakisht foli publikisht për presione politike ndaj saj në lidhje me abolimin e ish-presidentit Gjorge Ivanov dhe amnistinë e mundshme të ish-kryeministrit të arratisur Nikolla Gruevski. Koalicioni VLEN atëherë njoftoi se prapa këtyre presioneve ndaj Ademit qëndronte BDI, parti e cili synonte ta kthente Gruevskin në vend, por Ademi nuk i dëgjoi udhëzimet e tyre. Artan Grubi u identifikua si një nga anëtarët më të shquar të BDI-së që mori pjesë në ushtrimin e këtij presioni dhe në fund të vitit të kaluar së bashku me gjykatësin e Apelit, Enver Bexheti përfundoi në listën e zezë të SHBA-së për shkak të korrupsionit për marrje ryshfeti në rastet e lidhura me ish kreun DSK-së, Sasho Mijallkov.

You Might Also Like

MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik

Editorial – BE-ja qindraherë ka thënë se duhet përmirësohet sundimi i ligjit, por apelet po shkojnë në vesh të shurdhër!

Bekim Sali priti pjesëmarrësit e “FOLK FEST SKOPJE 2026”: Kultura dhe arti janë ura që bashkojnë popujt

Shasivari takon përfaqësuesit e OKB-së dhe UNOPS-it: Përshpejtohet transformimi digjital i drejtësisë

Mickoski: Deri në fund të javës ujë teknikisht i rregullt në Gostivar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kambovski nuk tregon nëse ka ndonjë rast ndaj Bexhetit
Next Article Menaxherët e Maqedonisë duhet të synojnë drejt një mënyre më moderne të udhëheqjes së kompanive për mbajtje më afatgjate të të punësuarve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?