By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama ftesë për Muzeun Etnografik të Krujës: Përjetoni traditat me teknologjinë VR
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama ftesë për Muzeun Etnografik të Krujës: Përjetoni traditat me teknologjinë VR
Shqipëri

Rama ftesë për Muzeun Etnografik të Krujës: Përjetoni traditat me teknologjinë VR

admin
Last updated: 23/01/2025 09:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga Muzeu Etnografik i Krujës, duke përcjellë një ftesë për qytetarët për ta vizituar këtë atraksion kulturor.

Rama në postimin e tij në rrjetet sociale vë në dukje përdorimin e teknologjisë dhe inovacionit për ta shndërruar eksperiencën e vizitorëve në muze në një udhëtim të veçantë në kulturën dhe traditat e zonës.

“Me ftesën për të vizituar Muzeun Etnografik të Krujës, ku përmes instrumentit të ri të teknologjisë VR, mund të përjetoni një udhëtim përmes kulturës dhe traditave të zonës”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Muzeu Etnografik i Krujës mbetet një pikë referimi për trashëgiminë kulturore shqiptare, ndërsa pajisja me teknologji moderne VR shton mundësitë për një përvojë unike dhe interaktive për vizitorët.

I vendosur në rezidencën historike të familjes Toptani, e ndërtuar në vitin 1764, ky muze paraqet trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë.

Muzeu Etnografik i Krujës është një ndërtesë e tipit “çardak”. Në mjediset e brendshme, si edhe tek objektet e paraqitura në mjediset e jashtme, jepet një pamje e plotë e zejeve të ushtruara në Krujë dhe në të gjithë Shqipërinë, si edhe i mënyrës së jetesës, duke filluar që 300 vjet përpara.

Ceremonia e rihapjes së Muzeut Etnografik në Krujë u zhvillua më 23 korrik të vitit 2024.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fotografitë e Sotirit, dokumentim i jetës së korçarëve në fillimshekullin XX
Next Article Familja palestineze që ishte në veturë sulmohet nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor – vritet shoferi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?