By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fotografitë e Sotirit, dokumentim i jetës së korçarëve në fillimshekullin XX
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Fotografitë e Sotirit, dokumentim i jetës së korçarëve në fillimshekullin XX
Kulturë

Fotografitë e Sotirit, dokumentim i jetës së korçarëve në fillimshekullin XX

admin
Last updated: 23/01/2025 09:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kristaq Sotiri dhe fotografitë e tij janë emblema të qytetit të Korçës. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë publikoi në rrjetet sociale disa fotografi të Sotirit, të shkrepura në Pazarin e Vjetër të qytetit, në vitin 1932.

“Fotografia e Kristaq Sotirit është përdorur si një burim i vlefshëm prej ku mund të identifikoheshin momente të rëndësishme për sa i përket historisë së qytetit të Korçës”, shkruan DRTK Korçë.

Seria e fotove të Pazarit të Vjetër, përbën një ndër punët më të spikatura dhe interesante të fotografit në kohën kur zhvillohej tregtia për blerjen e qypave, prodhimeve të artizanatit, qilimave, gunave etj.

Tek fotografitë e Pazarit të Vjetër të Korçës, spikat jo vetëm elementi racional, strukturor, arkitekturor e dekorativ por edhe lëvrimi i aktivitetit tradicional, artizanal, tregtar, social-kulturor.

Artisti i Popullit Kristaq Sotiri lindi në fshatin Mborje, në 1883 dhe vdiq në Korçë, në 1970-ën. Sotiri ka lënë një pasuri shumë të madhe prej 13726 negativë filmi dhe rreth 1500 foto ku pasqyrohet Korça nga viti 1922-1963, Pogradeci dhe fshatrat përreth, foto të cilat janë në gjendje shumë të mirë në koleksionin privat të familjes së tij.

Falë punës së tij të madhe, Korça e rrethinat e saj të fillim shekullit të 20-të, vijnë të dokumentuara deri në ditët tona.

 

 

You Might Also Like

KUR MBETESH VETËM

Çairi organizon për herë të parë Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës “Çarshia”

E PORTOKALLTA

TAKIMI

Nga 13 korriku, Tetova në festë me program kulturor dhe sportiv

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndërhyrjet e jashtme në procesin zgjedhor në Kosovë
Next Article Rama ftesë për Muzeun Etnografik të Krujës: Përjetoni traditat me teknologjinë VR

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?