By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Votimi nga jashtë, Berisha apel emigrantëve: Vota juaj me rëndësi jetike për vendin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Votimi nga jashtë, Berisha apel emigrantëve: Vota juaj me rëndësi jetike për vendin
Shqipëri

Votimi nga jashtë, Berisha apel emigrantëve: Vota juaj me rëndësi jetike për vendin

admin
Last updated: 23/01/2025 15:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Berisha tha se vota e tyre do të ketë një rëndësi jetike për vendin.

“Gjatë këtyre 11 viteve, çmimet në Shqipëri, të ushqimeve, ilaçeve, kanë njohur rritje stratosferike. Ato janë sipas Eurostat, 10 deri në 250% më të shtrenjta sesa në vendet kryesore të Bashkimit Europian. Dhe kjo për prindërit tuaj është një katastrofë e vërtetë. Prandaj dhe vota juaj në këto zgjedhje është e një rëndësie jetike për shpëtimin e prindërve, familjarëve tuaj, por edhe të vendit tuaj”, tha Sali Berisha.

Më tej, kryedemokrati paraqiti dhe udhëzimet se si qytetarët që jetojnë jashtë Republikës së Shqipërisë mund të regjistrohen në platformën PER, e cila u ofron atyre hapësirën për të marrë pjesë në këto votime.

“Kështu që ka zemra ju bëj thirrje: Regjistrohuni në portalin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, diaspora.kqz.gov.al, në portalin e Partisë Demokratike www.pd.al/diasporavoton. Ky i fundit do t’ju japë ju automatikisht udhëzimet me të cilat orientoheni si të përdorni portalin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ju ftoj të hyni në linkun që shfaqet në ekran www.pd.al/diasporavoton, në mënyrë që të votoni të gjithë më 11 maj për të shpëtuar Shqipërinë nga të këqijat e mëdha që Edi Rama i ka bërë këtij vendi në këto 12 vite të qeverisjes së tij”, tha Berisha.

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Njohja e viteve të punës para ’94-ës, Hado: Përfitojnë 40 mijë punonjës të ish-kooperativave
Next Article Votimi nga jashtë, Gjiknuri: Vetëm me mjet identifikimi shqiptar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?