By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bozhinovska në takim me studentët nga FETI, me rastin e Ditës e energjisë së pastër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bozhinovska në takim me studentët nga FETI, me rastin e Ditës e energjisë së pastër
Maqedoni

Bozhinovska në takim me studentët nga FETI, me rastin e Ditës e energjisë së pastër

admin
Last updated: 26/01/2025 16:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 janar – Me rastin e Ditës ndërkombëtare të energjisë së pastër, ministrja e Energjisë, Sanja Bozhinovska, është takuar me studentët e Fakultetit të Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative (FETI). Ajo ishte e ftuar në “laboratorin e dijes” – “fablab”, ku të rinjtë punojnë në projekte inovative, krijojnë prototipa dhe marrin pjesë aktive në kërkimin shkencor, njoftoi pasditen e sotme Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale.

“Inxhinierët dhe inovatorët e rinj jo vetëm që fitojnë njohuri, por edhe krijojnë zgjidhje që do të formësojnë të ardhmen e energjisë së pastër në Maqedoni, por ndoshta edhe në botë. Inovacionet në këtë fushë janë të rëndësishme për të gjithë botën. Kreativiteti dhe përkushtimi i tyre janë një forcë shtytëse për zhvillimin e energjisë dhe teknologjisë”, theksoi ministrja.

Siç thuhet në deklaratë, gjatë takimit, studentët e njohën ministrin me projektet më të fundit, duke përfshirë zgjidhjet inovative për efikasitetin energjetik, përdorimin e printimit 3D për prototipe praktike, si dhe iniciativat për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara. Idetë e tyre, siç theksuan ata, mund të rezultojnë në një risi praktike nesër që do të kontribuojë për një të ardhme më të qëndrueshme.

Në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e vazhdueshme, siç thekson Ministria, studentët i dhuruan asaj një statujë që e bënë vetë dhe e printuan në një printer 3D në laborator.

Bozhinovska i inkurajoi studentët që të vazhdojnë me frymën e tyre inovative dhe paralajmëroi mbështetje për projekte që do të kontribuojnë në energji të pastër, efikasitet energjetik dhe zhvillim të qëndrueshëm.

“Këta studentë janë liderët e ardhshëm të sektorit tonë energjetik dhe idetë e tyre do të jenë forca lëvizëse e tranzicionit energjetik të Maqedonisë”, theksoi ajo.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Siljanovska Davkova nesër në shënimin e përvjetorit të çlirimit të Aushvic
Next Article KOSM: Punëtorët që duan të çlajmërohen nga sindikata të caktuara, mund ta bëjnë këtë pas tre vjetëve, ky absurd nuk është askund

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?