By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KOSM: Punëtorët që duan të çlajmërohen nga sindikata të caktuara, mund ta bëjnë këtë pas tre vjetëve, ky absurd nuk është askund
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > KOSM: Punëtorët që duan të çlajmërohen nga sindikata të caktuara, mund ta bëjnë këtë pas tre vjetëve, ky absurd nuk është askund
Maqedoni

KOSM: Punëtorët që duan të çlajmërohen nga sindikata të caktuara, mund ta bëjnë këtë pas tre vjetëve, ky absurd nuk është askund

admin
Last updated: 26/01/2025 16:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 janar – Konfederata e Organizatave Sindikatale të Maqedonisë (KOSM) sot në konferencë për shtyp akuzoi se u janë shkelur të drejtat e punëtorëve, që duan të çlajmërohen nga një sindikatë e caktuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dhe të anëtarësohen në një sindikatë tjetër, për shkak se sipas statutit të sindikatës, çlajmërimi i punëtorëve mund të bëhet pas tre vjetëve nga dita e parashtrimit të kërkesës për largim, ndërsa ndërkohë, anëtarësimi do të mund të jetë në pezullim dhe për të nuk do të vlejnë të drejtat dhe detyrimet e Sindikatës, përveç detyrimi deri në skadim të periudhës së pezullimit.

Siç theksoi në konferencën për shtyp, kryetari i KOSM, Marjan Risteski, punëtori që ka pasur për qëllim të çlajmërohet nga sindikata, i është drejtuar Gjykaëts Kushtetuese, ku gjykatësit kushtetues më 9.10.2024 kanë vërtetuar se nuk mundet diskush me forcë ta mbajë qytetarin në një Sindikatë të caktuar konform, Ligjit, Kushtetutës dhe marrëdhënieve të punës, por më vonë, më 11.12.2024 gjykatësit e njejtë e kanë ndërprerë procedurën e konstatimit të antikushtetutshmërisë.

Risteski tha se Gjykata Kushtetuese, si instanca më e lartë gjyqësore ka marrë anë në veprimin sindikal dhe potencoi se për këtë situatë do ta njoftojnë kryeministrin në takimin e ardhshëm me Këshillin ekonomiko-social.

Siç shton ai, sindikata synon të shantazhojë Qeverinë në këtë mënyrë, duke mbajtur me forcë anëtarësinë e saj dhe duke treguar kështu se janë sindikata përfaqësuese.

“Jemi dëshmitarë, deputetët dhe kryetarët e komunave po kalojnë nga një parti në tjetrën dhe për fat të keq një punëtor nuk mund të kalojë në një sindikatë tjetër. Zotërinjtë nga Konfederata e Sindikatave të Maqedonisë, nga sindikata e një dege thonë se punëtori e ka shfrytëzuar të drejtën e mbrojtjes, e ka shfrytëzuar të drejtën për K15 dhe për këtë arsye nuk po e lejojnë të shkëputet. Sindikata për nga natyra e saj duhet të mbrojë të drejtat e punëtorëve dhe jemi ne që kemi meritën më të madhe për faktin që punëtorët marrin K15 dhe shpërblime jubilare. A duhet të ngremë tani edhe tenda para Gjykatës Kushtetuese, që ajo të gjykojë? Është e qartë se gjyqësori në Maqedoni është një katastrofë. Statuti i një sindikate të caktuar vendoset mbi Ligjin, Kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare. Kjo është e papranueshme”, shtoi Risteski.

Në pyetjen e një gazetari se çfarë tjetër do të jetë tema e diskutimit në mbledhjen e radhës me Këshillin ekonomik-social, Risteski u përgjigj se do të diskutohet edhe për rritjen e pagës minimale. Edhe pse sipas harmonizimit ligjor do të rritej për 1800 denarë, Risteski mendon se duhet të rritet më shumë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bozhinovska në takim me studentët nga FETI, me rastin e Ditës e energjisë së pastër
Next Article Fosilet rumune tregojnë se homininët kanë qenë në Europë 500,000 vjet më herët nga ç’mendohej

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?