By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoxhaj – Kurtit: E nënshkrova marrëveshjen SOFA me SHBA-në para 12 vitesh, kur ti gjuaje me gurë institucionet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Hoxhaj – Kurtit: E nënshkrova marrëveshjen SOFA me SHBA-në para 12 vitesh, kur ti gjuaje me gurë institucionet
Maqedoni

Hoxhaj – Kurtit: E nënshkrova marrëveshjen SOFA me SHBA-në para 12 vitesh, kur ti gjuaje me gurë institucionet

admin
Last updated: 27/01/2025 10:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, kandidat për deputet në këto zgjedhje, iu është përgjigjur deklaratë-premtimit të Albin Kurtit, i cili një ditë më parë në një tubim zgjedhor tha se do të nënshkruajnë marrëveshjen SOFA, si një hap drejt anëtarësimit të plotë në NATO.

Por, në fakt, kjo marrëveshje është nënshkruar para 12 vitesh nga ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj.

Në një video-adresim, Hoxhaj tregon për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, në vitin 2012, duke thënë se “kur Kurti gjuante me gurë institucionet e Kosovës, unë kam nënshkruar me SHBA-në marrëveshjen e parë SOFA në vitin 2012”.

Gjatë video-adresimit, Hoxhaj publikon edhe Notën Verbale për këtë marrëveshje.

“Dje, Albin Kurti paska folur për marrëveshje të SOFA-s. Sot, unë i them se rruga për ta anëtarësuar Kosovën në NATO është shtruar moti, falë bashkëpunimit me shtetet anëtare të saj. Ju, Kurti, jeni lideri i vetëm i Kosovës i cili nga viti 1989 e deri më sot, asnjëherë nuk ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë.

Vetëm Partia Demokratike e Kosovës është ajo e cila garanton anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO, por ne fillimisht do të insistojmë që të ketë një marrëveshje të sigurisë dhe të mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa SOFA-n e kemi kryer para 12 vitesh”, ka thënë Enver Hoxhaj.

Ndryshe, SOFA (Status për Forca të Armatosura) është një marrëveshje bilaterale mes një vendi nikoqir dhe të huaj që përcakton statusin ligjor të personelit të ushtrisë së huaj që operon në atë shtet.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Suedia sekuestron një anije pas sabotimit të kabllove në Detin Baltik
Next Article Infiniti i Nissan ndalon prodhimin e dy modeleve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?