By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Suedia sekuestron një anije pas sabotimit të kabllove në Detin Baltik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Suedia sekuestron një anije pas sabotimit të kabllove në Detin Baltik
Bota

Suedia sekuestron një anije pas sabotimit të kabllove në Detin Baltik

admin
Last updated: 27/01/2025 10:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Autoritetet suedeze kanë sekuestruar një anije, që dyshohet se ka dëmtuar një kabllo të dhënash që kalonte nën Detin Baltik për në Letoni.

Prokurorët thanë se një hetim fillestar tregoi për sabotim dhe një hetim është nisur që përfshin policinë, ushtrinë dhe rojet bregdetare të Suedisë.

Më herët të dielën, ushtria e Letonisë raportoi se dy anije u panë në zonën ku ndodhi dëmtimi, transmeton Telegrafi.

Sulmi i dukshëm vjen më pak se një muaj pasi NATO nisi një mision të ri në Detin Baltik në përgjigje të sulmeve të përsëritura ndaj kabllove nënujore të energjisë dhe telekomit – për disa prej të cilave është fajësuar Rusia.

Kryeministrja letoneze Evika Selina, tha se vendi i saj po punon ngushtë me Suedinë dhe NATO-n në përgjigje të incidentit.

Kablloja i përket transmetuesit shtetëror të Letonisë, LVRTC, i cili tha në një deklaratë se kishte pasur “ndërprerje në shërbimet e transmetimit të të dhënave”, por që përdoruesit përfundimtarë do të ishin kryesisht të paprekur.

Në fillim të këtij muaji, NATO nisi misionin e saj të ri “Baltic Sentry”, pasi disa kabllo nën Detin Baltik u dëmtuan ose u shkëputën në 2024.

Shefi i NATO-s, Mark Rutte tha se misioni do të përfshijë më shumë aeroplanë patrullimi, anije luftarake dhe dronë.

Ndërsa Rusia nuk u veçua drejtpërdrejt si një fajtore për dëmtimin e kabllove, Rutte tha se NATO do të rrisë monitorimin e saj të “flotës hije” të Moskës – anijet pa pronësi të qartë që përdoren për të transportuar produkte nafte.

Rutte tha se kishte “arsye për shqetësim të madh” për dëmtimin e infrastrukturës, duke shtuar se NATO do t’i përgjigjet me forcë incidenteve të ardhshme, me më shumë kontrolle të anijeve të dyshuara dhe, nëse është e nevojshme, sekuestrimin e tyre.

Policia finlandeze në fund të vitit të kaluar tha se po heton nëse një anije ruse ishte përfshirë në sabotimin e një kablloje elektrike, që kalonte midis Finlandës dhe Estonisë.

You Might Also Like

Organizohet aktiviteti i shkëmbimeve kulturore për 70-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Kinë-Egjipt

Lituania kërkon përgjigje të përbashkët të NATO-s ndaj sulmeve hibride ruse

Tajani: Nuk përjashtohen përpjekjet ruse për të ndikuar në zgjedhjet italiane

Von der Leyen: BE dhe NATO të bashkuara, do të rrisim presionin ndaj Moskës

Estonia zgjedh presidenten e re

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kjo pije e nxehtë mund t’ju ndihmojë në procesin e humbjes së peshës
Next Article Hoxhaj – Kurtit: E nënshkrova marrëveshjen SOFA me SHBA-në para 12 vitesh, kur ti gjuaje me gurë institucionet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?