By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Palevski kërkoi përjashtimin e prokurores Kërstevska dhe gjithë PTHP-së, gjykimi shtyhet për më 3 shkurt
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Palevski kërkoi përjashtimin e prokurores Kërstevska dhe gjithë PTHP-së, gjykimi shtyhet për më 3 shkurt
Maqedoni

Palevski kërkoi përjashtimin e prokurores Kërstevska dhe gjithë PTHP-së, gjykimi shtyhet për më 3 shkurt

admin
Last updated: 27/01/2025 11:45
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 janar – I akuzuari i parë për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, Ljupço Palevski Palço, në fillim të seancës së sotme, kërkoi përjashtimin e prokurores publike Zhaklina Kërstevska dhe të gjithë Prokurorisë Publike të Shkupit, në rastin për shkak të një hetimi të kryer në mënyrë jo të duhur.

Gjyqtari Ivica Stefanovski, gjykimin e shtyu për më 3 shkurt, duke theksuar se duhet t’i lërë hapësirë prokurorit publik republikan Lupço Kocevski duke u shprehur për pretendimet e kërkesës për përjashtim.

Palevski, duke e paraqitur propozimin, para gjykatës tha se arsyet dhe provat gjenden në dy aktakuzat të cilat janë shkrirë në një procedurë gjyqësore, por edhe për dëshmi të rreme nga një dëshmitar, dëshmi që, siç tha ai, ia bashkëngjit kërkesës për përjashtim.

“Bashkangjitur është edhe një akt ekspertimi në telefon, stacionet bazë dhe prova nga prokurorja juaj. Të gjitha këto prova janë përgatitur me urdhër të prokurores publike kompetente Josifovska, e cila edhe pse i ka ditur provat, nuk i ka ekzaminuar telefonat e dëshmitarit. Fshehja e armëve për 421 ditë hetime, duke mos sqaruar atë rrethanë të rëndësishme nëse i pandehuri apo të pandehurit posedojnë armë është krimi më i rëndë që një prokurori publik mund ta bëjë”, tha Palevski.

Prokurori publik, theksoi Palevski, ka harruar të përfshijë në listën e provave gëzhojën e gjetur dhe ekzaminuar në lokacionin Rudnik, duke theksuar se ai si i pandehur po e dorëzon atë gëzhojë si provë.

“Unë gjithashtu jap prova. I bashkëakuzuari Boro Videvski zotëron një pistoletë të licencuar Zborevka dhe një pushkë gjuetie Mozberg. Së dyti, praktika kriminale tregon se krime të tilla kryhen me armë të blera në tregun e zi, por këtë duhet ta ekspozonte prokurori dhe t’ju përgjigjej pse nuk e bëri. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, arma nuk është regjistruar dhe nuk ekziston. Pse prokurori publik nuk e ka marrë parasysh këtë është vetëm dëshmi e mëtejshme e qëllimit për të ngritur akuzë pa prova. Për të akuzuarin Boro Videvski, nuk ka konfirmim për sendet e sekuestruara përkohësisht nga SPB e Velesit dhe nuk ekziston asnjë në dosjet e Prokurorisë”, tha Palevski.

Të gjitha provat, theksoi Palevski, nuk gjenden në sistemin e ri të MPB-së, por në Host të vjetër.

“Në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka ende njerëz që e duan drejtësinë dhe i kanë dorëzuar mbrojtjes lëshime kaq të rënda dhe prova të një hetimi të dobët. E gjithë kjo është dëshmi e hetimit të dobët të prokurorit tuaj”, tha Palevski.

Sipas tij, pyetjet që duhet të përgjigjet prokurori janë se ku është arma në pronësi të njërit prej të pandehurve, pse Prokuroria Publike nuk e ka sqaruar këtë fakt për 421 ditë dhe pse gëzhoja nuk është dorëzuar si provë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“I gjithë imazhi i keq i Prokurorisë Publike është për shkak të zbatimit të urdhrave dhe hetimeve të tilla politike. Prandaj le të ketë gjurmë se në një hetim është vërtetuar vepër penale e një prokurori publik”, tha Palevski.

Prokuroria para seancës së sotme njoftoi se do të vazhdojë me paraqitjen e provave materiale dhe pas përfundimit do të merret në pyetje dëshmitari Goce Trajkovski.

Trajkovski, i cili është propozuar për dëshmitar në këtë rast dhe dyshohet për një vepër tjetër të rëndë – zjarrvënie, është dorëzuar në stacion policor më 23 janar 2025 dhe do të merret në pyetje në seancën e ardhshme.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në seancën e parë gjyqësore të akuzuarit Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski u shprehën se nuk ndjehen fajtorë.

Sipas aktakuzës, ata bashkërisht kishin planifikuar rrëmbimin e vajzës 14-vjeçare në mënyrë që të detyronin një anëtar të familjes së saj të ngushtë të siguronte para për shpërblim. Ndërkaq, rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezovski, në Veles ka qenë me qëllim që ta detyrojnë që t’ua japë automjetin e tij Citroen në mënyrë që ta përdorin për ta rrëmbyer fëmijën në Shkup.

Vanja e mitur dhe banori nga Velesi Pançe, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor të vitit 2023.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mucunski – Saar: Thellimi i marrëdhënieve dypalëshe, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, teknologjik dhe shkencor
Next Article Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, Spiropali: Lidhjet e shqiptarëve me hebrenjtë, të hershme e historike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?