By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: David Coote thyen heshtjen pas shkarkimit nga shoqata e gjyqtarëve, deklarohet homoseksual dhe tregon ‘luftën’ për shumë vite
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > David Coote thyen heshtjen pas shkarkimit nga shoqata e gjyqtarëve, deklarohet homoseksual dhe tregon ‘luftën’ për shumë vite
Sport

David Coote thyen heshtjen pas shkarkimit nga shoqata e gjyqtarëve, deklarohet homoseksual dhe tregon ‘luftën’ për shumë vite

admin
Last updated: 28/01/2025 09:14
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ish-gjyqtari i Ligës Premier, David Coote ka thyer heshtjen e tij në një intervistë të parë emocionale që kur u shkarkua nga Shoqata e Gjyqtarëve (PGMOL), duke u deklaruar edhe publikisht një homoseksual.

Në një intervistë për The Sun, Coote foli për herë të parë për shkarkimin e tij dhe gjithashtu doli si homoseksual, duke pranuar se përdorte drogë si rezultat i frikës për ta bërë publik seksualitetin e tij si gjyqtar i Ligës Premier.

“Ndjeva një ndjenjë të thellë turpi veçanërisht gjatë viteve të adoleshencës”, tha fillimisht gjyqtari David Coote, duke u shprehur si homoseksual.

“Unë nuk u kam treguar prindërve të mi deri në moshën 21-vjeçare. Seksualiteti im nuk është arsyeja e vetme që më shtyu të jem në atë pozicion. Por nuk po tregoj një histori autentike nëse nuk them se jam homoseksual dhe se kam pasur vështirësi të vërteta për t’u fshehur”.

“Kam fshehur emocionet e mia si një gjyqtar i ri dhe kam fshehur edhe seksualitetin tim – një cilësi e mirë si gjyqtar, por një cilësi e tmerrshme si qenie njerëzore. Dhe kjo më çoi në një drejtim të tërë sjelljesh”.

“Kam pasur probleme rreth vetëvlerësimit tim – dhe kjo lidhet me seksualitetin tim. Unë jam homoseksual dhe kam luftuar me ndjenjën krenare që jam “unë” për një periudhë të gjatë kohore”.

“Kam marrë keqtrajtime thellësisht të pakëndshme gjatë karrierës sime si gjyqtar dhe t’i shtoja edhe seksualitetin tim do të ishte vërtet e vështirë”.

“Ka shumë për të bërë në të gjithë futbollin dhe më gjerë në shoqëri në lidhje me diskriminimin. Unë nuk doja të isha ai person që e vendoste kokën mbi mur për t’u qëlluar, duke pasur parasysh abuzimin që ne të gjithë si gjyqtar e kemi pasur në çdo rast”, përfundoi anglezi.

Ndryshe, David Coote u shkarkua nga Professional Game Match Officials Limited (PGMOL) në dhjetor pas një hetimi për shkelje të rënda të kontratës së tij të punës.

Coote u pezullua më 11 nëntor pasi një video u shfaq në mediat sociale që tregonte atë duke bërë komente fyese për ish-trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp dhe vet klubin nga Anfield.

Atij më vonë iu shfaqen edhe disa video duke thithur “pluhur të bardhë” gjatë Euro 2024.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lista për Familje sot hap fushatën në Kodrën e Trimave në Prishtinë
Next Article Në mbledhje të Qeverisë sot pritet të kalojë marrëveshja për paratë nga kredia hungareze dedikuar për kompanitë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?