By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Seanca parlamentare për pyetje të deputetëve do të vazhdojë pas një ore pauze
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Seanca parlamentare për pyetje të deputetëve do të vazhdojë pas një ore pauze
Maqedoni

Seanca parlamentare për pyetje të deputetëve do të vazhdojë pas një ore pauze

admin
Last updated: 30/01/2025 13:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 janar – Seanca e Kuvendit në të cilën në rendin e ditës janë pyetjet e deputetëve do të vazhdojë pas pauzës njëorëshe, të cilën e dha kryetari Afrim Gashi me kërkesë të deputetit të BDI-së, Blerim Bexheti, i cili kërkoi  që deputetëve t’u dorëzohet një ekzemplar origjinal të Rregullores.

“Me punën tuaj pas disa muajsh, mendoj se është koha që deputetëve t’u jepet Rregullorja origjinale dhe të mos kenë interpretime të ndryshme. Që nga fillimi i këtij mandati, ne kemi punuar me një transkript. Ky është një turp edhe për shtetin edhe për të gjithë ne të pranishmit dhe ka interpretime të ndryshme të Rregullores. Kërkoj që të shpërndahet Rregullorja e Punës e miratuar urgjentisht, jo transkript”, ka thënë Bexheti në vërejtjen procedurale.

Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, duke iu përgjigjur Bexhetit, nga foltorja e Kuvendit tregoi se ekzistojnë tri rregullore.

“Për dallim nga ju Bexheti unë kam tri rregullore, një që na është dorëzuar nga mandati i kaluar kur keni qenë në pushtet bashkë me LSDM-në, të dytën që e kam kopjuar për ta bërë më praktike për nevojat e mia të punës dhe të tretën të shkarkuar në telefon që të mund të punojmë dhe kur nuk jemi në Kuvend. Çështja është a duam të respektojmë atë Rregullore që është miratuar pothuajse me unitet maksimal, apo nuk duam ta respektojmë. Po kapeni  për çështje teknike, nëse është origjinale apo jo, le ta respektojmë dhe të punojmë në të”, tha Micevski.

Gashi theksoi se kjo përbërje parlamentare e ka shtypur Rregulloren dhe ua ka shpërndarë deputetëve dhe se është nxjerrë nga përbërja e mëparshme.

Oliver Spasovski nga LSDM, ndërkaq, në veërejtje procedurale ka reaguar në bazë të nenit 40, paragrafi 2 të Rregullores, që kryetari Gashi të sigurojë praninë e ministrave në seancë.

“Nëse në Rregullore qëndron se në seancë marrin pjesë kryetari dhe anëtarët e Qeverisë, ndërsa ne kemi kryetar dhe vetëm disa ministra të pranishëm në seancë,  mendoj se duhet të sigurohet prania e të gjithë ministrave, në mënyrë që të mund të shtrohen pyetje”, tha Spasovski.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN: Rruga Tetovë- Prizren shumë shpejt realitet
Next Article Gashi: Nuk kam ingerenca të propozoj kryetar të Komisionit për politikë sociale, por vetëm të caktoj një deputet për të thirrur seancat

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?