By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Inspektorët e AUV-së nën llupë vendosën edhe kuzhinat e spitaleve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Inspektorët e AUV-së nën llupë vendosën edhe kuzhinat e spitaleve
Maqedoni

Inspektorët e AUV-së nën llupë vendosën edhe kuzhinat e spitaleve

admin
Last updated: 02/02/2025 12:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 shkurt – Njëqind e dhjetë kilogramë ushqime të pasigurta janë asgjësuar javën e kaluar nga inspektorët e ushqimit të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) në kuzhinat e institucioneve spitalore në vend, në kuadër të 43 inspektimeve të jashtëzakonshme të kryera.

“Nga kontrollet u konstatua se pesë kuzhina nuk kishin përmbushur detyrimin ligjor për t’u regjistruar si operatorë ushqimor në AUV, katër nuk i plotësonin kërkesat e sigurisë teknike, gjegjësisht u konstatua dëmtim në ambientet ku përgatitet ushqimi. Tetë nga kuzhinat nuk plotësonin kërkesat e Higjienës së Mirë dhe Praktikës së Mirë të Prodhimit si kërkesa të sigurisë ushqimore”, kumtoi AUV.

Për mospërputhjet e konfirmuara – mungesa e higjienës, yndyrat e grumbulluara në kuzhinë, mosmbajtja e procesverbaleve, mirëmbajtja e pamjaftueshme e pajisjeve, sipërfaqet e mureve dhe dyshemeve të dëmtuara, mospasja e planit të tyre të analizës së ushqimit, kursi i papërfunduar i higjienës ushqimore nga punonjësit, pra mosposedimi i certifikave për këtë detyrim ligjor, janë evidentuar operatorë ushqimorë të paregjistruar, si dhe janë dhënë 15 vendime me urdhër për eliminimin e mospërputhjeve të konstatuara dhe janë shqiptuar pesë gjoba në para.

Qëllimi i kontrolleve të jashtëzakonshme në kuzhina, siç informuan nga AUV, ishte të kontrollohej nëse kuzhinat janë të regjistruara si operatorë ushqimor, nëse dhe në çfarë mase ato plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe specifike të higjienës, kërkesat e sigurisë në lidhje me punonjësit në kuzhinat, zbatimin e rregullave për praktikën e mirë higjienike dhe praktikën e mirë të prodhimit dhe procedurat HACCP, gjurmueshmërinë, origjinën e lëndëve të para, trajtimin e ushqimit dhe plotësimin e kritereve mikrobiologjike të ushqimit.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Janevska për konceptin e ri të arsimit të mesëm: Është normale të ketë reagime, nuk përjashtohet mundësia për ndryshime
Next Article VLEN: BDI që tani po përgatit terren për të mos pranuar disfatën në zgjedhjet lokale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?