By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Urat mbikaluese në Çair dhe në Bit Pazar nuk shfrytëzohen aspak nga qytetarët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Urat mbikaluese në Çair dhe në Bit Pazar nuk shfrytëzohen aspak nga qytetarët
Maqedoni

Urat mbikaluese në Çair dhe në Bit Pazar nuk shfrytëzohen aspak nga qytetarët

admin
Last updated: 02/02/2025 16:14
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 shkurt – Në mungesë të urës funksionale në Bit Pazar, të moshuarit detyrohen të kalojnë rrugën me frikë së mund të jetë kalimi i tyre i fundit. Vijat e bardha mungojnë, ndërsa veturat, shpesh kanë përplasur kalimtarët dhe kanë shkaktuar edhe aksidente me viktima në këtë vendkalim ilegal të Bit Pazarit në Shkup.

Edhe përkundër vështirësive për të kaluar këtë vendkalim, qytetarët detyrohen të përballen me rrezikun. Ura është e mbyllur ndërsa vendkalimi tjetër është rreth 300 metra më tej.

“Është e vështirë por çfarë të bëjmë, aty pleqtë nuk mund të hipin, të rinjtë po por ne pleqtë nuk mundemi, ne këtu e kemi më rrafsh. Është pak e rrezikshme apo? Po, është shumë e rrezikshme se të bien veturat. Ka shofer që lejen e ka marrë me para dhe ai nuk din të vozisë, si ta marrë veturën ai s’di çfarë bën, si t’i dalësh përpara të shkel dhe shkon si qeni në rrush”, u shpreh një qytetar.

Mbikalimet në Shkup thuajse të gjitha janë të pa frekuentuara nga qytetaret, në disa mungojnë liftet për personat e moshuar dhe me aftësi ndryshe, disa nuk mirëmbahen, disa janë të mbyllura ndërsa shumë ura tjera përdoren vetëm për reklamim.

“Këtë urën këtu e kanë vendosur vetëm për reklamim, e jo të kalojnë njerëzit, për reklama dhe nevojtore për kazanxhinjtë, ajo nuk është urë që të kalohet por duhet nën tokë për pleqtë të jetë rrafsh e jo neper shkallë si të shkosh”, tha një tjetër qytetar.

“Duhet që ta vendosin në funksion sepse kështu është investim i gabuar, i vendosur por jo funksional siç është edhe në Vllae dhe Gjorçe Petrov apo këtu tek Jahja Pasha, duhet të jenë efektiv dhe duhet që kryetarët e komunave t’i implementojnë dhe të funksionojnë për qytetarët”, deklaroi një qytetar tjetër.

Deri tani, Institucionet vazhdojnë të mbeten pa një plan konkret për urat mbikaluese jo funksionale.

“Ura më poshtme afër Bit Pazarit e cila nuk shfrytëzohej shkaku që ishte e mbyllur, detyron qytetarët që të kalojnë edhe pse ka rrezik të madh, ndërsa kjo urë më lartë edhe pse është e hapur përsëri nuk mirëmbahet dhe siç mund të shihet nga jashtë, shfrytëzohet më së shumti vetëm për reklamim ndërsa janë të paktë qytetarët të cilët e shfrytëzojnë këtë urë”, raporton Avni Tahiri – Gazetar.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Në tetor pritet të miratohet ligji që vendos filtra për emërimet në pozitat drejtuese
Next Article Partitë përgatiten për zgjedhjet e ardhshme lokale, garë e ashpër për Qytetin e Shkupit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?