By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Le Rigoler: Klima e kritikës e pushtetit gjyqësor në vend tregon se themelet e sundimit të drejtësisë janë ende të brishta
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Le Rigoler: Klima e kritikës e pushtetit gjyqësor në vend tregon se themelet e sundimit të drejtësisë janë ende të brishta
Maqedoni

Le Rigoler: Klima e kritikës e pushtetit gjyqësor në vend tregon se themelet e sundimit të drejtësisë janë ende të brishta

admin
Last updated: 03/02/2025 15:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shkurt – Pushteti gjyqësor në vend është mjaftueshëm e kritikuar dhe është vazhdimisht nën kërcënime, me fenomene të kontestimit të vazhdueshëm të vendimeve të tyre. Kjo klimë për fat të keq tregon se themelet e su ndimit të drejtësisë janë ende të brishta. Shoqëria civile mund të luajë rol të rëndësishëm si rojtare e ruatjes së etikës dhe pavarësisë së gjyqësorit, por gjithashtu mund të japë propozime për avancimin e legjislacionit.

Këtë e deklaroi ambasadori francez në vend kristof Le Rigoler, në fjalimin në sesionin e 16-të të Konventën kombëtare për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut (KKBE-MK), “Kontributi francez për sundimin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut” me temë “Shtigje deri në integritet dhe pavarësi së gjyqësorit: sfidë kyçe në reformat për sundimin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit”.

“Kjo klimë e gjyqësorit për fat të keq tregon se themelet e sundimit të drejtësisë janë ende të brishta dhe se kurrë nuk është arritur asgjë dhe se puna dhe përkushtimi i të gjithë faktorëve është më i rëndësishëm se kurdo herë. Prandaj, të gjitha këto instanca gjyqësore çdo ditë luajnë rol kyç si grant i sundimit të drejësisë, rol që është i rëndësishëm dhe duhet vazhdimisht ta theksojmë”, tha Le Rigoler.

Ai përkujtoi se integriteti, mosanshmëria dhe pavarësia në gjyqësor janë kyçe dhe vetë gjyqtarëve dhe prokurorëve u mbetet t’i mbrojnë ato parime dhe të sigurojnë se do të ruhet integroteti i organeve gjyqësore.

“Nëse marr shembullin francez – për shembull, Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publikë, sa herë që ka shkelje të pavarësisë së gjyqësorit, ai mund të fillojë procedime disiplinore ndaj dukurive jokonsistente, por edhe t’i kushtojë vëmendje etikës”, tha ambasadori francez.

Ai përshëndeti zbatimin e shumicës së rekomandimeve të shtatorit të vitit 2023 nga Këshilli Gjyqësor, duke inkurajuar të gjitha palët e interesuara të vazhdojnë në atë rrugë për të garantuar më tej pavarësinë e gjyqësorit dhe autoriteteve gjyqësore, e cila është një element kyç i një shoqërie demokratike.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fillkov e shkarkoi gjyqtaren që e ka gjykuar shoferin që e ka shtypur me veturë Frosinën nga anëtarësimi në grupin punues në Ministrinë e Drejtësisë
Next Article Zhdukja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi mungon në seancë, prokurorët shfaqin pamjet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?