By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bojkoti i marketeve, Baush: Politikat e gabuara kanë sjellë këtë rezultat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bojkoti i marketeve, Baush: Politikat e gabuara kanë sjellë këtë rezultat
Maqedoni

Bojkoti i marketeve, Baush: Politikat e gabuara kanë sjellë këtë rezultat

admin
Last updated: 05/02/2025 19:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 shkurt – Bojkoti është mjeti i fundit për të shprehur revoltën e qytetarëve në mënyrë demokratike, nëse ai nuk krijon vetëdije në vetvete nuk është bojkot, thotë analisti Abil Baush. Sipas tij, disa politika që kanë krijuar qeveritë për dekada me radhë, kanë sjellë rezultatet që kemi sot: rritje çmimesh, mungesë produktesh, konkurrencë jolojale. Ai mendon se presioni i qytetarëve përmes bojkotit disaditorë nuk do të japë rezultate afatgjate.

“Konkurrencë nuk ekziston fare, që është postulat i ekonomisë së lirë dhe kemi ardhur në një situatë, ku bëjmë një revoltë, e cila doemos do të japë rezultat, por do të jetë rezultat afatshkurtër. Këto rezultate do të duhet patjetër në mënyrë integruese dhe një zgjim i qytetarëve, për të gjithë politikat të cilat bëhen prej politikave makroekonomike, tatimore, politikat sociale, të cilat ndikojnë dhe janë përditshmëri për qytetarët. Vijmë në një situatë kur e kemi bojkotin, por nuk kemi përgjigje nga asnjëra anë. Bojkoti do të ishte efektiv, nëse zgjatet, por edhe nëse kemi njëfarëlloj politike apo reflektimi nga aktorët të cilët e krijojnë politikën makroekonomike, edhe në përgjithësi prej qytetarëve, duhet të kërkohet një lloj përgjegjësie për gjërat që na ndodhin për momentin në vendin tonë.”, – deklaroi analisti, Abil Baush.

Sipas Baushit, nëse qytetarët lejojnë që afaristët të bëjnë praktika jokorrekte në aspektin ekonomik, ata do ta bëjnë, sepse fundja punojnë për profit. Ai gjithashtu shton se rregullatorët që janë në treg, duhet që t’i verifikojnë këto praktika jokorrekte, sepse ekziston ligji tregtar për praktika të tilla dhe ato që e shkelin duhet të dënohen.

Qytetarët filluan bojkotin e marketeve, javën e kaluar. Ditën e bojkotit, marketet patën qarkullim pothuajse të përgjysmuar me 46.59%, njoftuan nga DAP-i. Ky aksion fillimisht ka nisur në Kroaci, ndërsa është mbështetur edhe nga vendet e tjera të rajonit. Së fundmi ka paralajmërime për bojkotin e marketeve, për shkak të çmimeve të larta edhe në Kosovë dhe Shqipëri.

You Might Also Like

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?

Evropa mbetet pa ujë, Maqedonia nuk duhet të presë

Strasburgu i tha “jo” edhe një kandidati nga lista e kandidatëve të propozuar nga Maqedonia për gjyqtar në GJEDNJ

Ditën historike e përmbyllëm me një kafe me Kurtin

Qeveria ka 77 milionë euro nga Agjencia e Punësimit për shpëtimin e pensioneve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN i reagon Valmir Azirit: Si u keqpërdorën fondet në kulturë, demonstron si u përkraheshin artistët shqiptar
Next Article Fundi i ”Dinastisë” Duterte/ Parlamenti i Filipineve voton për të shkarkuar zv/presidenten

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?