By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zëvendësoi karburantin me ujë, kontrabandë nafte me anijen e sekuestruar, arrestohet polici
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zëvendësoi karburantin me ujë, kontrabandë nafte me anijen e sekuestruar, arrestohet polici
Shqipëri

Zëvendësoi karburantin me ujë, kontrabandë nafte me anijen e sekuestruar, arrestohet polici

admin
Last updated: 10/02/2025 14:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një punonjës policie është arrestuar në Durrës, pasi kundrejt 10 mijë eurove lejoi të dilte një sasi nafte, nga një anije që ishte sekuestruar me urdhër prokurorie dhe ndodhej në port.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, vuri në pranga policin 21 vjeçar Armand Marvataj, oficer i Patrullës së Përgjithshme. Ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ndërsa në kërkim janë shpallur dy persona të akuzuar për “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore”, “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, dhe “Korrupsion”.

Sipas AMP, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, oficeri i policisë dhe dy të kërkuarit, më datë 27 janar të këtij viti, kanë nxjerrë një sasi të konsiderueshme nafte nga një anije me flamur të Tanzanisë, që ishte ankoruar dhe sekuestruar në Porto Romano.

Po ashtu, nga këqyrja e kamerave të sigurisë në Porto Romano ka rezultuar se sasia e naftës ishte zëvendësuar me ujë.

Si pjesë e këtij hetimi, në gjendje të lirë janë proceduar penalisht edhe 7 persona të tjerë, shtetas sirianë dhe egjiptianë, të dyshuar për kontrabandë mallrash dhe vjedhje të kryer në bashkëpunim.

Anija me flamurin e Tanzanisë u sekuestrua më 13 janar dhe kishte një ngarkesë prej 670 mijë litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore
Next Article Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?