By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ylli i Liverpoolit ‘refuzon’ të rinovojë kontratën – dy klube angleze e duan atë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Ylli i Liverpoolit ‘refuzon’ të rinovojë kontratën – dy klube angleze e duan atë
Sport

Ylli i Liverpoolit ‘refuzon’ të rinovojë kontratën – dy klube angleze e duan atë

admin
Last updated: 11/02/2025 10:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një lojtar i Liverpoolit raportohet se ka refuzuar të nënshkruajë kontratë të re dhe tashmë dy klube tjera angleze kanë shprehur interesim për të.

‘Të Kuqtë’ kanë tri dilema para afatit kalimtar veror, me Trent Alexander-Arnold, Virgil Van Dijk dhe Mohamed Salah që do të mbesin pa kontrata në fund të qershorit. 

Asnjë nga këta tre lojtarë nuk është pajtuar me kushtet e reja, teksa Real Madridi ka shfaqur interesim të fortë për Alexander-Arnold. 

Megjithatë, tani kjo dilemë është rritur edhe më shumë pasi është krijuar pasiguri edhe për një lojtar tjetër. 

Sipas Football Insider, portieri Caoimhin Kelleher nuk është i gatshëm të nënshkruajë për momentin një kontratë të re në ‘Anfield’. 

Reprezentuesi irlandez do të futet në 12 muajt e fundit të kontratës së tij këtë verë, me Newcastle dhe Chelsea që janë të etur ta transferojnë nëse e mban këtë qëndrim. 

Kelleher ka bërë tetë paraqitje në Ligën Premier këtë sezon në mungesë të Alisson duke impresionuar tifozët, por megjithatë kjo është e pamjaftueshme për të që të sigurojë fanellën e titullarit. 

26-vjeçari momentalisht është zgjedhja e dytë pas Alisson por duke marrë parasysh se atyre do t’i bashkohet në verë edhe Giorgi Mamardashvili, do të jetë e pamundur që të marrë minuta. 

Portieri nga Gjeorgjia nënshkroi për Liverpoolin nga Valencia për shumën e 34 milionë eurove verën e kaluar, por dy klubet arritën marrëveshje që ai të qëndrojë si huazim në Spanjë për gjithë sezonin 2024/2025.

You Might Also Like

Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tejet të lartë

Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rikuperimit

Tchouameni flet për herë të parë për përplasjen me Valverden: Kjo është ajo që ndodhi

Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë/Samuel Fedor, i pari në Elbasan

Juventusi synon transferimin e yllit të Real Madridit në verë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama: PS është me 800 mijë vota, në 11 maj do të afrohet në 1 milion
Next Article Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?