By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 55-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës, Spiropali: Ka shërbyer gjithmonë si një vatër e madhe e shqiptarisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > 55-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës, Spiropali: Ka shërbyer gjithmonë si një vatër e madhe e shqiptarisë
Maqedoni

55-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës, Spiropali: Ka shërbyer gjithmonë si një vatër e madhe e shqiptarisë

admin
Last updated: 15/02/2025 12:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka përshëndetur 55-vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, duke e cilësuar atë një vatër të rëndësishme të dijes dhe shqiptarisë.

“Si sot, më 15 shkurt 1970, u mbajt mbledhja themeluese e Universitetit të Prishtinës, një ngjarje me rëndësi kombëtare për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar,” u shpreh Spiropali.

Ajo vlerësoi rolin historik të universitetit, i cili me 14 fakultete dhe 158 programe studimi ka arsimuar breza të tërë studentësh, intelektualësh dhe personalitetesh të shquara.

“Universiteti i Prishtinës ka shërbyer dhe vazhdon të shërbejë si një vatër e madhe e shqiptarisë, duke formuar njerëz të dijes, të luftës dhe të shtetformimit,” tha Kryetarja e Kuvendit.

Në fund, Spiropali uroi studentët, profesorët dhe gjithë popullin e Kosovës për këtë përvjetor të rëndësishëm, duke theksuar se trashëgimia e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” është një burim krenarie për të gjithë shqiptarët.

“Si sot, 55 vjet më parë, më 15 shkurt 1970, u mbajt mbledhja e Kuvendit themelues të Universitetit të Prishtinës, një ngjarje historike e arsimore, me rëndësi kombëtare për Kosovën, por edhe për kombin shqiptar.

Universiteti i Prishtinës, i cili mban emrin e nderuar “Hasan Prishtina”, me 14 fakultetet dhe 158 programet e tij, është ndër qendrat më të mëdha e më të rëndësishme arsimore, shkencore e kulturore shqiptare.
Përgjatë më shumë se gjysëm shekulli, Universiteti i Prishtinës ka arsimuar, formuar, edukuar dhe inspiruar dhjetra breza studentësh, pedagogësh e intelektualësh, personalitete të shquara të dijes, të luftës për çlirim, pavarësi, shtetformim, demokraci, zhvillim e progres, dhe ka shërbyer e vazhdon të shërbejë si një vatër e madhe e shqiptarisë.

Urime studentëve e profesorëve, ish studentëve dhe ish profesorëve si edhe gjithë popullit të Kosovës, në vitin e 55-të të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina””, u shpreh Spiropali.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ylli Manjani: Ç’duhet bërë?!
Next Article 17 të lënduar nga rrokullisja e autobusit në Rugovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?